Bundesliga Futboll Sport

Forsberg hapë derën e largimit: Në futboll gjithçka mund të ndodh

Ylli i Red Bull Leipzig, Emil Forsberg, e ka lënë derën hapur për një largim të tij nga Bundesliga gjatë kësaj vere. Mesfushori suedez ka treguar nivel të lartë në dy sezonet e tij të fundit me ekipin gjerman, i cili ka befasuar në Bundesliga dhe Evropë.

Ndeshjet e mira me shumë gola dhe asistime kanë bërë që Forsberg të bëhet një emër i kërkuar në treguan evropian nga skuadrat e mëdha. Për Forsberg janë të interesuar Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Arsenali, të cilët e duan gjatë verës.

 

Është edhe vet Forsberg që pranon se mund të largohet nga Bundesliga këtë sezon, duke thënë se gjithçka mund të ndodh.

“Do të flasim pas përfundimit të sezonit”, ka thënë fillimisht Forzberg.“Kam një kontratë me Leipzig, por në futboll mund të ndodhë gjithçka”, përfundoi suedezi.Ky medium raporton se RB Leipzig do të dëgjojë ofertat për Forsberg duke filluar nga 40 milionë euro.

Related posts

MODELJA NA I TREGON TË GJITHA/ Belen Rodriguez prezanton “play boyn” e saj të ri (FOTO)

Isa.Autor

KUSHTON 2.3 MILIONË EURO/ Ish-lojtari i Manchester United nxjerr shtëpinë e tij në shitje, brenda ka pishinë dhe berber personal (FOTO)

Delo.autor

DILEMAT MBI TË ARDHMEN E CR7/ Trajneri Zidane: Ronaldo tek Real Madrid? Kemi dashuri të madhe për të

Delo.autor

Leave a Comment