Sport

SKANDALI/ Italia TRONDITET nga sulmi RACIST, DHUNOHET atletja 22 vjeçare

Opinioni publik në Itali është tronditur pas dhunimit të një atleteje italiane me ngjyrë nga disa të rinj. Për policinë, ky është sulm racist dhe sportistja 22 vjeçare Daisy Osakue u sulmua në orët e para të mëngjesit të së hënës.

E sulmuara është sportiste në disiplinën e hedhjes së diskut dhe bën pjesë në kombëtaren italiane. Ajo deklaroi se përjetoi momente terrori. Ndërsa po kthehej në banesë një grup të rinjsh iu afruan dhe e sulmuan atë duke e ofenduar me sharje raciste. Ajo mori goditje në fytyrë dhe rrezikon që të marrë pjesë në kampionatin evropian në Berlin. Osakue ka lindur në vitin 1996 në Torino, ndërsa origjina e saj është nigeriane.

Related posts

PRITET PREZANTIMI TEK ROMA/ Epoka Mourinho tek “Verdhekuqtë” fillon me një përjashtimin e yllit…

Delo.autor

ZYRTARE/ PSG paguan 37 milionë euro për SUPER mbrojtësin gjerman (VIDEO)

Isa.Autor

Koha për festë! Ish-trajneri i Partizanit dhe Ramadani fitojnë titullin në Danimarkë

Sadik.Autor

Leave a Comment