Futboll Sport

Francë 1998, kur Lilian Thuram shkruante historinë në gjysmëfinale

Me Brazilin tashmë të kualifikuar, mbrëmjen e 8 korrikut të vitit 1998, në Stade de France zhvillohej ndeshja ku do të zbulohej finalisti tjetër. Fitorja e papritur dhe bindëse kundër Gjermanisë, e Kroacisë të drejtuar nga Miro Blažević, ishte një moment lehtësimi për tifozët e vendit organizator. Nuk është vetëm çështja e përvojës që e bën kundërshtarin ballkanas të preferuar: Franca në fakt është eleminuar në dy raste, në aktin e parafundit në një kampionat botëror, pikërisht nga Gjermania, ose më mire të themi nga Gjermania Perëndimore.


Pjesa e parë pasqyron në mënyrë të përsosur skenarin një ndeshje jo në nivelin e duhur, të balancuar, me rezultatin 0-0, por në mënyrë të pashmangshme e destinuar për tu fituar nga favoritët. Guivarch, nuk ka shkëlqyer në asnjë nga ndeshjet e mëparshme dhe në gjysmëfinale trendi duket se nuk do ndryshojë. Pra, rastet më të rrezikshme kalojnë nga këmbët dhe koka e Zinedine Zidane, duke e vënë në vështirësi portierin kroat Ladić. Në fillim të pjesës së dytë, megjithatë, situata ndryshon sepse, ndryshe nga kundërshtarët e tyre, kroatët mbështeten tek një nga sulmuesit më të mirë të momentit: Davor Šuker.


Një nisje nga Asanović e gjen lojtarin që aktivizohej me Real Madridin, të lirë para Barthezit, dhe në këtë mënyrë goli është një formalitet. Ndodhi ajo që nuk pritej, pasi mbrojtja franceze ishte pothuajse e padepërtueshme- vetëm një gol të pësuar deri në atë momente, për më shumë në ndeshje pa ndonjë vlerë kundër Danimarkës. Gabimi i kryer nga Lilian Thuram, me siguri që nuk mund të pranohet nga ai që konsiderohej si një nga mbrojtësit më të fuqishëm në botë për elegancën e lëvizjeve, pozicionimin e saktë në fushë dhe mënyrën me të cilën ndalon kundërshtarët. Mënyra se si Thuram do të korrigjojë gabimin e tij është, megjithatë, thjesht e papritur, e denjë për një kampion të vërtetë, e një njeriu me një personalitet të jashtëzakonshëm.


Kur, në fakt, në TV po transmetohej përsëritja e golit të kroatëve, tifozët shohin me habi se rezultati është 1-1 dhe se Thuram – zero gola në 42 ndeshje me ekipin kombëtar – pasi i mori topin Boban, bëri ca pasime me Djorkaef dhe me një goditje me të djathtën mposhti Ladićin. Por për të shënuar golin vendimtar nuk është Zidane, Henri ose Djorkaeff, por është përsëri Thuram që në minutën e 70-të i rrëmben një top Jarni-t, pothuajse në kufirin e zonës kundërshtare, pason me Henry-n dhe me një të majtë të fuqishme dhe precize trondit sërish portën kroate. Rezultati nuk do të ndryshojë më. Tre lojtarët e fundit që kanë shënuar dy herë në një gjysmëfinale botërori kanë qenë Roberto Baggio, Diego Armando Maradona dhe Paolo Rossi. Por gjëja më e pabesueshme është se Lilian Thuram do të luajë edhe 99 ndeshje të tjera me ekipin kombëtar francez dhe nuk do të shënojë asnjë gol.

Related posts

Ariola Prenga: Arritëm objektivin, por nuk do të ndalemi këtu

Sadik.Autor

INTER NË KRIZË TOTALE FINANCIARE/ Pronari i “Zikaltërve” kërkon investitorë të rinj për të paguar shifrën e “çmendur”

Delo.autor

“A KËSHILLOHEM NGA YLLI SUEDEZ?” Pioli rrëfen: Ja kush është gjëja e parë që më ka thënë Ibrahimovic!

Delo.autor

Leave a Comment