Boks Sport

Fury: Jam gati të përballem me Bellew nëse ai dëshiron

Në prag të duelit të 9 qershorit ndaj shqiptarit Sefer Seferi, ish-kampioni i botës Tyson Fury ka deklaruar se pas sfidës që do të zhvillojë në Manchester ka gati emrin e sfidantit të radhës. Ai është Tony Bellew, që disa herë e ka ftuar Fury në duel. Ky i fundit e ka pranuar sfidën, duke thënë se ndaj kujtdo që do të duelojë do të fitojë.

“E pashë intervistën e Tony. E pranoj sfidën e tij, pasi ai do të dalë humbës në fund të sfidës. Më beso miku im, nuk do ta dëgjosh këmbanën e fundit. Një boksier i shkëlqyer nga Mançesteri përballë një boksieri të keq nga Liverpuli. Do të të godas keqazi në fytyrë”, u shpreh Tyson Fury, 25 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Related posts

FOTOLAJM/ Kryeqyteti nis të vishet i kuq, tifozë edhe nga Kosova

Delo.autor

“AI MË KA TRAJTUAR SI NJË M*T”/ Ish-portieri i Barcelonës: Mendon se është në FIFA, sikur po…

Delo.autor

U PEZULLUAN ME AKUZËN PËR TOLERIMIN E NDESHJES/ Klubi i Kategorisë së Parë rikthen futbollistët

Delo.autor

Leave a Comment