Futboll Sport

KËRKOHEN NGA SHUMË KLUBE/ Kumbulla dhe “vëllezërit” e tij, talentet e rinj ndezin merkaton në Serie A

E vetmja siguri e merkatos së futbollit është se skuadrat më të kuotuara në Serie A duhet të bëjnë llogaritë me një periudhë komplekse, duke parë pasojat që emergjenca koronavirus do të ketë në ekonomi. Goditjet e mëdha mund të jenë të izoluara, si në hyrje (Federico Chiesa, i kërkuar nga Inter dhe Juventus), ashtu dhe në dalje (Barcelona synon Lautaro Martinez dhe Chelsea Gigio Donnarumma). Për këtë arsye lojtarët under 23 të klubeve të mesme dhe të vogla të A, të rinj që janë zbuluar këtë sezon, janë objektivët e rinj të klubeve me më shumë mundësi ekonomike, në kërkim të talenteve.

Emri më i përfoluri ditëve të fundit është ai i Marash Kumbulla, mbrojtësi qendror i Hellas Verona dhe përfaqësueses së Shqipërisë. Pasi rezultoi një nga lojtarët kyç të verdhebluve falë një prezence fizike të rëndësishme dhe aftësive të shkëlqyera në markim, Kumbulla u shndërrua në objektin e dëshirave të Inter, që kërkon të fuqizojë e të freskojë në të njëjtën kohë repartin e mbrotjes. Kumbulla kërkohet edhe nga Napoli, që bëri një tentativë, pa sukses, në janar. Një tjetër lojtar prej muajsh në vëmendjen e të mëdhave është Sandro Tonali: pavarësisht sezonit zhgënjyes të Brescia, mesfushori që konsiderohet pasuesi natyral i Andrea Pirlos ka treguar një përshtatje të mirë me Serie A dhe ashtu si Chiesa, është objektiv i Inter e Juventus.

Prandaj, është e mundur që gjatë verës të zhvillohet një ankand i vërtetë por, duke pasur parasysh nevojën për të ulur kostot, duhet vendosur mënyra sesi do të veprohet në merkato. Një klub që duhet ti rezistojë tentativave të merkatos është Fiorentina, shoqëri me ambicie të mëdha por për shumë arsye ndodhet në mesin e tabelës. Përveç Chiesa, vjollcët duhet të frikësohen edhe për interesimin e treguar nga të mëdhatë për Gaetano Castrovilli, Bartlomiej Dragoëski e Nikola Milenkovic, lojtarë kryesorë për skuadrën e drejtuar nga Beppe Iachini, pavarësisht moshës.

Në pritje për të kuptuar nëse dhe kur do të fillojë kampionati dhe mbi të gjitha me cilat rregulla dhe në cilat data do të zhvillohet merkato, synimi mbetet i njëjtë: forcimi i ekipit, por vetëm duke gjetur kompromisin e duhur midis cilësisë dhe çmimit.

Related posts

KRIZA BRËNDA “LOS BLANCOS”/ Isco dhe “vëllezërit” e tij, kur ëndrra Reali kthehet në makth

Delo.autor

KOSOVË-GREQI/ Gafë e portierit, Bernard Berisha ngushton shifrat me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Teuta më mirë se në sezonin e kaluar, ja shifrat për ekipin e Martinit…

Delo.autor

Leave a Comment