Futboll Sport

Futbolli shqiptar është në koma, komedia e radhës nga Kategoria e Dytë

Sporti i vetëm që pikët shënohen shumë shpejt, çdo 1 minutë ose më pak, është tenisi. Të paktën ky sport më erdhi mua ndërmend. Në Shqipëri, fushat e lojës na prodhojnë shpesh herë ngjarje fantastike sa të pranishmit që marrin guximin të shohin ndeshjet nga shkallët e stadiumit shpesh herë mendohen nëse kanë shkuar në teatër, komedi, apo cirk? Pas shfaqjeve fantastike që dhuroi dje Superiorja me Laçi-Skënderbeu, Teuta-Partizani dhe Flamurtari-Vllaznia, këta të fundit për shkak të gjyqtarëve, ky fenomen preku dhe Kategorinë e Dytë, sigurisht këta të fundit do të merrnin shembull nga ustallarët e këtyre shfaqjeve.

Jemi në Skrapar, aty ku luhet ndeshja ndërmjet Skraparit vendas dhe Delvinës. Ndeshje pa pikë rëndësie, pasi të dy ekipet në grupin B të Kategorisë së Dytë janë jashtë objektivave. Megjithatë, duket se kanë dashur të argëtohen pak dhe të shijojnë shumë gola, e të mendosh se një ndeshje mbaron me rezultatin 7-5. 7-5? WTF, po luhet futboll? Askush nuk mund të flasë me siguri. Megjithatë, të dy ekipet duhen vlerësuar, pasi Skrapari u bë gardh dhe nuk e pësoi golin e gjashtë, e po ashtu Delvina nuk e la që nuk e la golin e 8-të.

Ndeshja e sotme zbuloi dhe një “superman”, sulmuesi i Delvinës, Dritan Mehmeti shënoi plot 5 gola. Futbolli shqiptar nxjerr Lewandovski çdo vit, me Mehmetin që shënoi kur të donte në portën kundërshtare. Në fakt, ekipe ishin pak inatçore sepse sapo shënonte Mehmeti, menjëherë duhej të reagonin kundërshtarët. Në fakt, Skrapari nxori golashënuesin e vet, pasi Karamani iu përgjigj dhëmbë për dhëmbë Mehmetit. Golat nuk janë shënuar me “playstaton”, por nga 22 burra që kanë luftuar fort deri në minutën e fundit të lojës.

Skeda  e ndeshjes

Skrapari – Delvina 7-5

Shënues: Karamani 17, 54’, 67’, 73’, Tafa 25’, Guri 26, 76’ / Mehmeti 23’, 46’, 52’, 72’, 75’

Related posts

Iniesta i dëmtuar? Asnjë problem, luan sozia e mesfushorit spanjoll…

Isa.Autor

Lamtumirë Monaco, Falcao në Serie A?

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

Leave a Comment