Futboll Sport

Kaos dhe sherr në tribunën VIP, Mziu kapet me gjyqtarin tifoz të Luftëtarit (FOTO)

Kamza-Luftëtari u luajt edhe në tri bunën VIP, aty ku drejtuesit gjirokastritë janë kërcënuar, madje u është bërë presion i hapur që ekipi të toleronte ndeshjen. Përveç ofendimeve të vazhdueshme dhe presionit veçanërisht në fundin e lojës ndaj presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo, më e rëndë ka qenë situata me dy zyrtarë të lartë të klubit: Gentian Nora dhe Harrallamb Tavo. Vetë shefi i klubit, Nora, tregoi dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” ngjarjen në tribunë, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

 

 

“Situata ishte mjaft e ndezur, madje mungesa e organizimit u duk që në fillim, kur nuk u lejuan të uleshin në tribunë familjarët e futbollistëve dhe bashkëshortet e tyre. Me ndihmën e delegatit u sheshua ky problem i vogël, por më pas u kërcënuam në mënyrë të pabesueshme në tribunën qendrore. Persona që qëndronin afër tribunës VIP erdhën na bënë presion që ne të detyronim ekipin dhe të linim ndeshjen në pjesën e dytë. Aty ndërhyri policia dhe një prej vëllezërve të presidentit të Kamzës. Situata u qetësua disi, por ky është një turp i madh. Ikëm nga stadiumi dhe e ndoqëm pjesën e dytë me tifozët tanë”, tregon Nora.

PËRPLASJA – Pa filluar mirë takimi pati një sherr, që për pak precipitoi në tribunën VIP. Në momentin që ka ardhur në stadium kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i shoqëruar nga presidenti i klubit, Naim Qarri, ka lindur një konflikt me delegacionin e ekipit mik. “Çfarë do ti këtu, edhe këtu më erdhe!”, ka qenë britma e Mziut ndaj një prej personave që ishte afër presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo.

Më pas u mësua se kryebashkiaku e kishte me Artan Lazajn, një emër i njohur i gjyqësorit, i cili ka qenë edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lazaj njihet si tifoz i Luftëtarit dhe ndjek shpesh ndeshjet e skuadrës gjirokastrite. Kaosi mbizotëroi në tribunë për pak minuta, derisa me urgjencë erdhi një grup i gatshëm i forcave të rendit dhe rrethoi zonën ku qëndronin gjirokastritët. Në pushim të ndeshjes është larguar për pak minuta kryebashkiaku Mziu, ndërsa Lazaj dhe miqtë e tij nga Gjirokastra kanë qëndruar në tribunën VIP nën masa të rrepta sigurie, derisa përfundoi krejt takimi në Kamzë.

Related posts

TENISTI SERB HUMBI FINALEN E “US OPEN”/ Befason Federer: Ajo që ka bërë Djokovic është një “çmenduri”

Delo.autor

BENZEMA I VE “KAPAKUN” FRANCËS EDHE NË RRJETET SOCIALE/ Kapiteni i Realit mban lidhjet vetëm me 5 lojtarë të “Gjelave”

F.autor

TRIUMFON NË JAPONI/ Barcelona merr fitoren e parë, mund Iniestën

Delo.autor

Leave a Comment