Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Ish-“legjenda” e Arsenal është favorit për stolin e Everton

Everton dëshiron të Patrick Vieira të zëvendësojë Sam Allardyca në rolin e trajnerit gjatë kësaj vere, sipas asaj që bën të ditur shtypi anglez. Vieira është përmendur si zëvendësuesi i mundshëm i Arsene Wenger te Arsenal, por duket se drejtuesit londinez nuk kanë qenë dakord.

Trajneri aktual i New York City FC ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Europë për të vazhduar karrierën e tij, teksa “Metro Sport” shkruan se drejtuesit e Everton e konsiderojnë si favoritin kryesor për të zëvendësuar Allardyce, sepse nuk e kanë pëlqyer futbollin e shprehur nga trajneri veteran.

Pronari i Everton, Farah Moshiri i ka dhënë dy emra drejtuesve të klubit, Vieria dhe Fonseca. Paga e francezit te New York është vetëm 2 milionë paundë, të cilën klubi nga Liverpool mund ta mbulojë pa probleme, duke qenë se Alladryce merr 4 milionë, ndërsa Ronald Koeman, që nisi sezonin, merrte 4.7 milionë paundë…

Related posts

FORMA E SHKËLQYER/ Broja në “top 20%” të sulmuesve më të mirë, shqiptari troket fort në derën e Chelsea-t

Delo.autor

SUPER NDESHJA/ Chelsea fantastik në 30 minutat e para, Pedro ndalet nga traversa

F.autor

Ronaldinho futet në politikë, mund të bëhet senator në Brazil!

Q.Autor

Leave a Comment