Bundesliga Futboll Sport

Një titullar rrezikon finalen e Kupës, Bayern në “siklet”

28-vjeçari ka munguar në stërvitjen e të enjtes për shkak të një infeksioni gastrointestinal dhe rreshtimi i tij në fushë të shtunën është vënë në dyshim. Gjithashtu edhe Joshua Kimmich dhe Arjen Robben kanë bër ënjë pushim të detyruar vetmë dy ditë para ndeshjes së fundit të Jupp Heynckes në drejtim të skuadrës.

Holandezi nuk është rikuperuar ende plotësisht nga dëmtimi që pësoi në gjysmëfinalen e Champions League kundër Real Madrid, por me shumë mundësi do të jetë në dispozicion të trajnerit. Ndërsa për mbrojtësin gjerman nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, por pushimi ishte thjesht një masë sigurie nga ana e trajnerit.

Heynckes ka mirëpritur në skuadër edhe rikthimet e Bernat e Tolisso, por edhe të Kingsley Coman. Megjithatë, francezi do të thërritet në skuadër për finalen vetëm në rast se Müller nuk ia del deri në fund. Megjithatë është e vështirë që Coman të luajë për 90 minuta pas një periudhe kaq të gjatë pushimi. Pikëpyetja tjetër e madhe është gjendja e Manuel Neuer. Edhe pse nr.1 është stërvitur me skuadrën ka pak gjasa që Heynckes të rrezikojë dhe të ulë Ulreich në stol.

Sipas të gjitha gjasave rreshtimi i mundshëm i Bayern të shtunën do të jetë: Ulreich – Kimmich, Süle, Hummels, Rafinha – Thiago, Martinez, James – Müller (c) (Robben), Lewandowski, Ribery.

Ndërsa Frankfurt: Hradecky – Salcedo, Abraham (c), Falette – Da Costa, K.P. Boateng, Gacinovic, Chandler – Wolf, Jovic – Rebic.

Bayern dhe Frankfurt janë ta kuar më parë në finalen e Kupës edhe në vitin 2006, atëherë bavarezët fitonin 1-0 me gol të Claudio Pizarro-s. Frankfurt nuk ka arritur ta mposhtë Bayern në asnjë kompeticion që prej marsit të vitit 2010.

Robert Lewandowski është golshënuesi më i mirë i turneut me 5 gola deri tani, ndërsa ka realizuar tri herë në finalet e Kupës së Gjermanisë. Shënuesi i dytë më i mirë është po nga Bayern, Thomas Müller me katër gola. Nga ana tjetër, Frankfurt ka pësuar vetëm një gol në Kupë deri më tani.

Trajneri i Frankfurt, Niko Kovac, do të marrë drejtimin e Bayern-it duke filluar nga 1 korriku, me bavarezët që ndahen për herë të dytë nga Heynckes pas një finale kupe, siç bënë kundër Stuttgart në vitin 2013. Ndërsa ai takim përundoi me fitore 3-2 të Bayern që realizonte tripletë, mbetet për t’u parë rezultati i finales së këtij viti.

Related posts

MESSI I RIKTHEHET “MAGJISË”/ Driblon mes 5 lojtarëve në zonë dhe shënon (VIDEO)

Delo.autor

“GODITJA E PARË PËR TË ARDHMEN”/ Marrëveshje e KRYER, Interi siguron YLLIN e Atleticos (FOTO)

F.autor

SPEKTAKOLAR/ I papërmbajtshëm Lenjani, shënon SUPERGOL për skuadrën e Sionit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment