Futboll Seria A Sport

Galliani: Transferimi i tij ishte aksidental, por sot është legjenda e Milanit

Andrea Pirlo për pak ditë do të zhvillojë ndeshjen e lamtumirës dhe do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Në mbrëmjen e fundit ai ka ftuar shumë legjenda të futbollit të luajtur, të cilët e kanë ndihmuar që të rritej si futbollist, duke fituar edhe trofetë që sot i ka në arkivin e tij. Ndërsa ka edhe nga ata që nuk e harrojnë kohën kur e morën këtë futbollist në radhët e kuqezinjve, ku më pas ai arriti të gjejë një vend të rëndësishëm në skuadër. Falë ish-trajnerit të Milanit në atë periudhë, Carlo Ancelotti, Andrea u bë legjenda të cilin shumë milanist nuk e harrojnë as sot.

Adriano Galliani, ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, ka folur në vigjilje të dhënies së çmimit “Faccetti” për Andrea Pirlo-n. Për “Tuttmoercatoweb.com” Galliani tregoi si përfundoi Pirlo te Milan-i dhe se e kujt është merita që të gjithë sot do të përshëndesin në fushë këtë legjendë për herë të fundit pas pak ditësh.

“Pirlo te Milani? Pjesa më e madhe e meritave i takojnë Tullio Tinti-t. Unë shkova në Torino për Pippo Inzaghi-n. Ishte një ditë e bukur sepse në një ditë të vetme morëm edhe Prilo-n. Dy kampionë të botës. Një ditë më pas çdo gjë ishte e përcaktuar. Ishin dhjetë vite të shkëlqyer. Patëm fatin që ta shihnim që nga mosha 22 deri më 32 vjeç. Gjatë atyre viteve ishim të parët në renditje, para Real Madridit. Meritë të madhe kanë të gjithë, por mbi të gjitha Carlo Ancelotti, i cili e bëri Andrean një ‘playmaker’. E mbaj mend që Pirlo u mor si një alternativë për të zëvendësuar Rui Costa-n”, përfundoi Galliani, duke sqaruar shkurt dhe saktë historinë e legjendës së Milanit, i cili në këtë klub ka arritur që të ngrejë lart dy herë trofeun e Champions League, një herë trofeun e Serie A dhe një herë Kupën e Italisë me Milanin.

Related posts

Mourinho gjen zgjidhje për mbrojtjen, gati ribashkimi me ish kapitenin e Chelseat

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Holanda mposht Maqedonisë së Veriut falë dopietës së kapitenit Wijnaldum

Delo.autor

FORMULA 1/ “Botërori 2022” ngre siparin, Haas zbulon virtualisht makinën e re (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment