Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Inter-it i “dridhen këmbët” ndaj Sassuolo-s, tashmë Champions thuajse i pamundur (VIDEO)

Inter mund ti thotë lamtumirë ëndrrës për një rikthim në Champions League nëse Lazio fiton ndeshjen e radhës ndaj Crotone-s. Zikaltrit janë mposhtur 2-1 ndaj Sassuolo-s në javën e parafundit të Serie A.Inter e nisi shumë keq ndeshjen, me Sassuolo që luante më bukur duke ndërtuar aksione të rrezikshme për të shënuar.

Gjatë njërit prej tyre, Brozovic shkakton një faull shumë pranë zonës që shfrytëzohet në mënyrë të paskrupullt nga Politani i cili ekzekuton një goditje dënimi fantastike rrafsh me tokën teksa i gjithë muri Zikaltër kërceu. Inter nuk jep asnjë shenjë jete dhe është i shokuar nga ai gol i miqve.

Në fund të pjesës së parë Icardi ka mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin por portieri Consigli bën mrekullinë. Pas pushimit është vetëm një ekip që luan, dhe ai është Inter. Por rastet e humbura nga vendasit janë për t’u habitur. Edhe lojtarë amatorë do të kishin bërë më mirë. Perisic dhe Icardi nuk janë në formë dhe kjo duket nga një tjetër rast i pastër i humbur nga argjentinasi.

Dhe në daljen e vetme të vizititorëve vjen goli i dytë me anë të Berardi-i i cili me një të djathtë fantastike dërgon topin në trekëndësh. Inter hidhet në sulm dhe Rafinha i jep shpresë vendasve me një gol të bukur në hyrje të zonës. Minutat e mbetura janë dramatike dhe Inter vazhdon të krijojë raste për gol por Sassuolo luan me mish e me shpirt dhe arrin të marrë një fitore që nuk i vlen për asgjë

Related posts

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK DHE NË RREZIK PËR JETËN/ Ja gjendja shëndetësore e ish-lojtarit të Juventus…

Delo.autor

Luftëtari për hakmarrje në “Elbasan Arena”, publikohen çmimet e biletave

Isa.Autor

Batuta e vitit: Hysaj shkëlqeu ndaj Lazios sepse ndërroi këpucët

Q.Autor

Leave a Comment