Futboll Sport

Gentian Mezani: Puna e një sezoni nuk zhvlerësohet sonte, falënderoj të gjithë skuadrën

Trajneri i Laçit preferoi të shmangë sa më shumë polemikat dhe të anashkalojë humbjen në finalen e Kupës së Shqipërisë. Gentian Mezani vlerësoi angazhimin e të gjithë skuadrës dhe punën e tyre gjatë gjithë sezonit, duke theksuar se vetëm falë atyre veçorive, u arrit të përballet si i barabartë me Skënderbeun.

Një humbje e diskutueshme, në ndeshjen tuaj të 40, në krye të Laçit…
Jam pak i mërzitur, sepse nuk fituam, por jam i kënaqur dhe i lumtur për atë që kam realizuar me këtë skuadër. Puna, karakteri dhe angazhimi i këtyre çunave ka bërë që ne të arrijmë deri këtu, ndaj pavarësisht humbjes së sotme, jam shumë i kënaqur. Skënderbeu ishte disi më i qartë se ne, por humbja me një penallti të dyshimtë, më konfirmon edhe njëherë se kemi një skuadër mjaft të mirë, që di të luajë dhe të sillet në fushë.

Cili është komenti juaj për penalltinë?
Ndërhyrja ishte totalisht jashtë zone dhe duket qartë që nuk ishte penallti, por tashmë ka mbaruar çdo gjë. Ne donim që të luanim dhe të argëtonim tifozët, të cilët edhe sot na mbështetën shumë, por më vjen keq që sfida u vendos nga një episod. Në nisje të atij aksioni, gaboi Fangaj me mënyrën e vendosjes, por që tashmë është e kotë të diskutojmë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Unë dua që për momentin të shijoj ca pushime të shkurtra, pasi punojmë prej një viti pa pushim dhe jemi të lodhur. Më pas këtu jemi dhe do të mësoni çdo gjë për të ardhmen.

Related posts

SUPER NEUER/ Shikoni çfarë bën portieri i Bayern Munich (VIDEO)

Delo.autor

“DO VAZHDOJMË TË LUFTOJMË PËR TË KAPUR VENDIN E PARË”/ Halili i zhgënjyer pas humbjes në derbi: Ky ishte kismeti jonë…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi Joao Miranda largohet nga Inter, dhe transferohet tek…

Delo.autor

Leave a Comment