Futboll Sport

Orges Shehi iu gëzohet trofeve, por për lamtumirën mendohet mirë

Orges Shehi, kapiteni i Skënderbeut në momentin që vendosi që të largohej nga futbolli i luajtur, padiskutim që u kthye më i fortë për të ndihmuar bardhekuqtë, por edhe për të bërë një përfaqësim dinjitoz në Europa League. Ndërkohë që në kampionat arrin që të marrë trofeun e dytë brenda javës, Kupën e Shqipërisë.

Diçka që rrallë futbollistëve iu ka ndodhur në Shqipëri, ndërsa durrsaku arrin që të grumbullojë shtatë kampionate, dy Superkupa dhe një Kupë Shqipërie me fanellën e Skënderbeut. I lumtur për atë që ka arritur, por ende nuk merr vendimin final.

“Do të ishte mënyra më e mirë që të mbyllnim këtë sezon. Është trofeu i tretë, pas atij përfaqësimi që bëmë në Europa League. Është shpejtë, e kam thënë edhe vjet, në momentin që do të lija futbollin m’u hapën shumë dyer. Ishte shumë vlerësim, duhet të bëj çdo gjë konkrete dhe më pas të shoh se çfarë do të ndodhë”.

Vlerësimi – “Ky sezon: dhjetë me yll!”

Lamtumira – “Mendoj që klubi ose ekipi nuk varet nga mua. Por, nga pozicionet që kemi qenë vjet, unë vendosa të rikthehem të luaja në europë. Pas largimit nga kombëtarja e vendosa që ta mbyllja aty, por kur klubi kërkoi ndihmën time dhe kështu u riktheva. Në ndeshjet që unë nuk kam qenë në lojë kam parë që nuk është ndjerë mungesa ime dhe kështu që shpresoj që të mos jetë”.

Related posts

Efekti “RONALDO”/ Tregu italian i aksioneve në bursë bie NDJESHËM, ai i Juventusit…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Pezullime dhe shtyrje garash, ja plani emergjent i UEFA-s

Delo.autor

NGA PELE TEK KAKA/ Ja futbollistët që triumfuan me një pseudonim

Delo.autor

Leave a Comment