Futboll Shqipëri Sport

DHUNA NDAJ GJYQTARIT NË KATEGORINË E DYTË/ FSHF: Ngjarje e rëndë, është e papranueshme që futbolli të…

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Delvinës dhe Albpetrolit, teksa u ushtrua dhunë ndaj gjyqtarit Elvis Pulaj. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, dënon ashpër dhunën e ushtrua.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese që të marrin masa të forta për të ndalur aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit. Gjithashtu, u bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që veprojnë sa më parë për të ndaluar shkaktarët e dhunës dhe t’i vënë ata para drejtësisë.

REAGIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Elis Pulaj gjatë ndeshjes Delvina-Albpetroli, e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese që të marrin masa të forta për të ndalur aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit. Gjithashtu, u bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që veprojnë sa më parë për të ndaluar shkaktarët e dhunës dhe t’i vënë ata para drejtësisë.

Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit do të caktojë një inspektor disipline për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me incidentin dhe dhunën ndaj gjyqtarit.
Është e papranueshme që futbolli të penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm.

Federata e konsideron të rëndë ngjarjen e ndodhur në Delvinë e që nuk ka asnjë lidhje me lojën e futbollit dhe frymën e “Fair Play”. Së fundmi kërkojmë nga sportdashësit, që të distancohen nga veprime të tilla të dhunshme, që nuk kanë asnjë lidhje me lojën e bukur të futbollit, por vetëm e dëmtojnë atë.

Related posts

Ja pse Manchester United mund të jetë më mirë pa Paul Pogba

Q.Autor

Djokovic shpalos objektivin: Dua të rikthehem numri 1 në botë

Isa.Autor

POSHTËROI GRIEZMANN/ Trajneri i Barcelonës: Do të flas me të, por nuk i kërkoj falje

Delo.autor

Leave a Comment