Futboll Seria A

Krishtlindje ‘të hidhura’ te Interi, 2 mungesa për derbin ndaj Milanit

2 humbje radhazi, për më tepër të papritura, pasi erdhën përballë kundërshtarëve më se të kalueshëm, bënë që Interi të përfundojnë nga vendi i parë në të 3-tin, me 5 pikë më pak se kryesuesit aktualë.

Skuadra e Spallettit nuk po kalon aspak një moment të mirë, pasi nuk fiton që prej 3 dhjetorit, kur shkatërronte Chievon 5-0 dhe këtë javë festash pret të diskutojë dy sfida tejet të rëndësishme. Fundi i ndeshjes me Sassuolon solli të tjera dhimbje koke për Spallettin, pasi përveç ndeshjes, humbi edhe shërbimet e 2 prej titullarëve të padiskutueshëm, D’ambrosios dhe Mirandës.

Që të 2 do mungojnë në derbin e të mërkurës për çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe me shumë gjasa edhe në takimin e fundit të vitit, atë ndaj Lazios më datën 30.

Zikaltrit kanë treguar se janë një ekip që nuk kanë shumë alternativa në stol dhe mungesa e 2 titullarëve, e komplikon edhe më shumë punën, në takimet mjaft të rëndësishme për kompeticionet ku Interi merr pjesë.

Related posts

REAL MADRID-RAYO VALLECANO/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Benzema-Asensio-Vinicius (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BEFASUESE/ Sfida ndaj Vallettas, Kukësi “i josh” me ÇIFTELI e QELESHE (FOTO)

Isa.Autor

“NËSE MESSI NUK DO TË QËNDROJË, ASGJË NUK…”/ Ish-ylli i futbollit beson se “Pleshti” mund të iki nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment