Futboll Sport

Gjermania pa kapitenin: Nuk besoj se mund të shkoj në Botëror

Gjermania me shumë mundësi nuk do të ketë të gatshëm për finalet e Botërorit, kapitenin Manuel Neuer. Portieri gjerman nuk është optimist për riaftësimin në kohë për të udhëtuar me skuadrën drejt Rusisë.

“Nuk mund të them në këtë moment që unë do të jem në finalet e Kupës së Botës. Ndihem mirë për të gjitha gjërat që po bëj, por nuk besoj se është bindëse që të shkoj në këtë kampionat pa luajtur asnjë ndeshje”, tha Neuer. Kapiteni i Gjermanisë është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin Joachim Low, i cili njeh me detaje gjendjen e portierit.

Bayern do të luajë me Shtutgartin në ndeshjen e fundit të Bundesligës këtë shtunë, ndërsa në finale e 19 majit do të përballet me Frankfurtin dhe trajneri Heynckes është shprehur se Neuer nuk është gati për ndeshjen e kampionaitit, ndërsa për finalen është ende për t’u vendosur.

Pas Kupës së Gjermanisë mbeten vetëm 2 ndeshje të tjera që Neuer të mund të testohet, miqësorja me Austrinë në 2 qershor në Klagenfurt dhe 6 ditë më pas në Leverkusen kundër Arabisë Saudite.

“Sesionet stërvitore që kam zhvilluar kanë qenë të mira dhe unë duhet të marr një vendim korrekt për veten, për skuadrën, për Gjermaninë”, deklaroi Manuel Neuer. “Unë kërkoj të arrij më të mirën dhe po synoj që të arrij formën më të mirë të mundshme. Përtej kësaj kam bërë hapa pozitivë dhe synoj të vazhdoj kështu deri në fund”, deklaroi kapiteni i Gjermanisë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ A do të jepet titulli kampion nëse mbyllet sezoni? Italia ka vendosur!

Delo.autor

I lë pak vend imagjinatës/ Celeste Silvestre shkëlqen me fanellën kuqezi (FOTO)

Isa.Autor

PAS NJË ASIST “MAGJIK” NGA DI MARIA/ Mbappe ndëshkon Monacon me një “PERLË” (VIDOE)

Delo.autor

Leave a Comment