Sport Të tjera

Serbia ndalon në kufi karateistët kosovarë, reagon KOK-u

Autoritet serbe kanë ndalur në pikën e kufirit në Mërdare, delegacionin e Kosovës, që do të merrte pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë, që zhvillohet në qytetin Novi Sad. Zyra e Qeverisë Serbe për Kosovën me një qëndrim zyrtar ka njoftuar se ndalimi ka qenë i detyruar për faktin se “sportistët kosovarë, pjesëtarë të këtij delegacioni, sportistë dhe anëtarë të stafit, mbanin simbolet e shtetit fals të Kosovës.”

Më parë, organizatorët serbë kishin bërë të ditur se do ta lejonin pjesëmarrjen e Kosovës si sportistë neutralë, me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, dhe jo si përfaqësues të vendit të dytë.

Ka reaguar menjëherë pas ndalimit në kufi të delegacionit shqiptar të karatesë Komiteti Olimpik i Kosovës:

“Një vendim i tillë i lig, i cili ndodhi sot në kufirin e Mërdarës, nuk përkon me frymën sportive. Karateistët tanë nuk janë nisur për në Novi Sad si turistë, por me ftesë të Federatës Evropiane të Karatesë, si organizatore e Kampionatit të 53-të Evropian për seniorë.

Sot u bënë përpjekje për shuarjen e ëndrrave të shumë karateistëve për rezultate në nivelin evropian, duke iu mohuar shanset për të fituar medalje në kampionatin evropian dhe pikë për kualifikim në Lojërat Europiane Minsk 2019 dhe Lojërat Olimpike Tokio 2020.Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, prej javësh ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Federatën e Karatesë së Kosovës, Federatën Evropiane të Karatesë dhe Federatën Botërore të Karatesë.

Edhe pas vendimit të sotëm, KOK-u menjëherë ka njoftuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).Pritshmëritë e KOK-ut janë që Federata Evropiane e Karatesë, Komiteti Olimpik Evropian dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të marrin masa ndaj organizatorit.

Po ashtu do të gjejnë rrugë për kompenzim të dëmtimit që iu ka bërë karateistëve të Kosovës.Komiteti Olimpik i Kosovës i siguron karateistët dhe gjithë sportistët e Kosovës se në bashkëpunim me KON-in dhe federatat ndërkombëtare do të jetë i angazhuar për mosdiskriminim të sportistëve tanë.”

Related posts

Statistikat e Ronaldos te Juventusi/ Vendos këmbën në 10 nga 14 golat e fundit

Isa.Autor

“LUMË” GOLASH DHE SPEKTAKËL/ Sassuolo “e bën sefte” ndaj Romës

Delo.autor

CALJA ISHTE 1 KG LARG MEDALJES NË “TOKIO 2020″/ Trajneri Toska: Brikeni hero, ja si e kapte podiumin

Delo.autor

Leave a Comment