Futboll Seria A Sport

Spalletti i SINQERTË/ Edhe unë ËNDËRROJ si tifozët për ardhjen e MODRIC

“Modric? Unë vazhdoj të ëndërroj që ai të vijë sa më shpejt tek Interi, ashtu sikurse ëndërrojnë edhe tifozët”, ka deklaruar trajneri zikaltër Luciano Spalletti, që shprehet se e mirëpret mesfushorin kroat, nënkampion bote në “Rusi 2018”. Spalletti i hap dyert këtij transferimi edhe pse për momentin ardhja e Modric tek Interi duket e vështirë, pasi Real ka deklaruar se nuk do ta lërë të lirë lojtarin. Por të hënën do të kryhet një takim mes lojtarit dhe presidentit Florentino Perez për të mësuar të ardhmen e tij.

“Drejtuesit kanë punuar fort gjatë kësaj periudhe dhe kanë treguar dëshirën për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe kompetitive. Është e qartë që një lojtar i nivelit të Modric do të ishte i rëndësishëm për ne dhe do të ishte një vlerë e shtuar për Interin edhe pse unë e kam një lojtar në atë pozicion. Ka ende edhe disa ditë deri në mbylljen e merkatos, ndoshta në momentin e fundit mund të vijë edhe Messi. Do ta prisja me shumë kënaqësi edhe atë”, u shpreh trajneri Luciano Spalleti.

Related posts

PASI HUMBI BABAIN DISA JAVË MË PARË/ Khabib rikthehet në ring, do mbrojë titullin kundër…

Delo.autor

NDODH NË SPANJË/ Real Madrid kërkon të huazojë stadiumin e rivalëve të përjetshëm

Delo.autor

SUPERIORE/ Rekord dhe mungesë e madhe, çështje sulmuesish

Sadik.Autor

Leave a Comment