Futboll Sport

Hasan Lika: Me Partizanin, sfidë rivalësh për Kupat e Europës

Hasan Lika dhe Luftëtari i tij synojnë Europën. Përmbushja e këtij objektivi është në rrugën e duhur, por nevojitet ende punë në javët e mbetura të kampionatit. Duke nisur nga ndeshja e ditës së nesërme, kur të tijtë do të presin në Gjirokastër ekipin e Partizanit.

Klubi bluzi, përmes faqes së vet në internet, ka bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, duke kujtuar atë fitore tenistike 5-0 në fazën e dytë, ndaj “demave të kuq”. Trajneri kryeqytetas i bluzinjve ka nënvizuar në konferencën e sotme për shtyp:

“Natyrisht që na duhet rezultati pozitiv, por lufta për Europën nuk mbaron me kaq. Suksesi 5-0 i dhjetorit të kaluar, që është edhe fitorja më e thellë në histori e Luftëtarit me Partizanin, i përket së kaluarës. Partizani është një ekip që lufton për Europën dhe, pavarësisht ecurisë së fundit, i ka forcat. Ka ekip, ka elementë cilësorë.

Nuk e mendojmë të kaluarën, jemi përgatitur ta kalojmë me sukses duelin e nesërm. Kemi ende probleme me formacionin. Na kthehet Abazaj nga pezullimi, por na mungojnë Aleksi dhe Liçaj. Bëhet fjalë për dy titullarë dhe dy mungesa të rëndësishme. Megjithatë, besoj te lojtarët e tjerë, që do t’i zëvendësojnë dhe kanë dhënë kontribut për skuadrën sa herë iu është kërkuar”.

Related posts

“JAM MË I VOGLI NË SUPERIORE”/ Kush është futbollisti 17-vjeçar që po shkëlqen te Bylisi

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Flamurtari. Rezultati 1-1

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Mema: Ekipi pëson një lloji shoku, mendoj që…

Delo.autor

Leave a Comment