Futboll Sport

Gjoka: Uroj të mos humbasim, na pret ndeshje shumë e egër në Vlorë!

Vllaznia do të luajë një transfertë të vështirë në Vlorë, ku pikët janë shumë të nevojshme për të dyja skuadrat. Pas fitores së fundit me Laçin, te kuqeblutë duket se është rikthyer disi qetësia, megjithatë situata është ende kritike, rreziku i mbijetesës në Superiore është i madh. Këtë e pranon edhe trajneri Ernest Gjoka, që në konferencën e sotme për shtyp, të referuar nga “shkodrasport.com”, ka nënvizuar:

Profesor, në momentet e fundit të përgatitjeve për takimin me Flamurtarin gjërat nuk kanë shkuar mire, përsa iu përket dëmtimeve, siç ishte ai i Sukajt…
Kjo është e vërtetë. Një ditë më parë është larguar nga stërvitja i dëmtuar Sukaj. Edhe sot e kemi lënë atë të qetë. E kemi dërguar në Tiranë për të bërë një rehabilitim dhe do të shikojmë nëse do të jetë i gatshëm. Po ashtu, edhe Kalaja ka problem. Ai nuk ka problem vetëm më brrylin që mori në fytyrë, por ka patur edhe shqetësime të vogla. Shpresojmë që të rehabilitohet. Pastaj, pjesa tjetër është plotësisht e gatshme.

Sa mund të ndikojë, nëse nuk bëhet e mundur, mungesa e Sukaj?
Mund të ketë ndikimin e vet, pasi në këto momente duhet ndihma e gjithsecilit. Normalisht, Sukaj është një lojtar që bën diferencën. Në këto momente nuk duhet që të rrimë e të qajmë, por të ecim dhe të shikojmë përpara. Ata që do të marrin përsipër për të bërë detyrën, duhet të japin akoma edhe më shumë.

Një ndeshje delikate kjo me Flamurtarin?
Shumë delikate. Kemi përballë një Flamurtar, që ka patur një start shumë të mirë. Gjatë kohës pati ato luhatjet e veta, por me ndryshimin e trajnerit, ka treguar fytyrë tjetër. Gjithsesi, ne do të shkojmë të mos dalim duarbosh nga Vlora.

Në këtë ndeshje, a do të ishit i kënaqur me një pikë?
E rëndëishme është që në këtë ndeshje nuk duhet të humbim. Një pikë në këto momente është shumë e rëndësishme dhe na mban në lojë deri në fund.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm, të përqendruar dhe patjetër të japim maksimumin, në mënyrë që të ndrsyhojmë fytyrën tonë në transfertë. E rëndësishme është që të mos humbim. Kjo është shumë e rëndësishme. Kam qenë trajner në Vlorë, kam punuar dy vite atje, kam fituar një trofe, por kjo u takon viteve të kaluara. Tani punoj dhe mendoj se çfarë do të bëj me Vllazninë.

E shikoni si një ndeshje të egër?
Unë mendoj se do të jetë shumë ndeshje e egër. Edhe Flamurtari do të kërkojë që të arrijë objektivat e vet. Ngjeshja e kampionatit do t’i vështirësojë më shumë gjërat për të gjitha skuadrat.
Lodhje ka, presion të madh do të ketë dhe të gjithë do të jemi në luftë deri në minutën e fundit, për të arritur atë që kërkojmë.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Porto përforcohet me një… fallxhore, i kushton 15 mijë euro në muaj

Delo.autor

SKANDALI ME “DRITAT E KUQE”/ Trajneri Southgate: Sa naivë u treguan! Nuk pata zgjidhje tjetër

Delo.autor

ZYRTARE/ Vendoset gjithçka! Finalja e Kupës së Shqipërisë, Laçi-Vllaznia do të luhet në…

F.autor

Leave a Comment