Futboll Sport

Kupa e Botës 2018, shumë janë në garë me kohën, dikush tjetër është dorëzuar!

Lotët e Laurent Koscielny, dëshpërimi i mbrojtësit të Arsenal, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në Tendinën e Akilit, pësuar në gjysmëfinalen e kthimit në Europa League kundër Atletico Madrid, tregojnë se ai nuk do të luajë në Kupën e Botës me Francën. Ky është i fundit në seri nga dëmtimet e protagonistëve që rrezikojnë pjesëmarrjen në “Rusi 2018”. Nga Neymar te Biglia, lista është e rëndësishme dhe fatkeqësisht përditësohet…

Një nga rastet më të bujshme është padyshim ai i Neymar. “Zotëria” 222 milionë euro, mes një polemike dhe një tjetre me shtypin francez dhe zërave të merkatos që e shohin larg nga Parisi pas Kupës së Botës, është në infermieri që nga fundi i muajit shkurt, pas dëmtimit të pësuar në Marseille.

Fraktura në kockën e shputës së këmbës së djathtë, disa shfaqje në televizor me paterica, por edhe një optimizëm i zbehtë nga mjekët e “Selseao”. Faktikisht ka të ngjarë të riaftësohet në kohë për të luajtur në Kupën e Botës, por përgjigja përfundimtare do të jepet më 17 maj.

I njëjti besim është edhe për kapitenin e kombëtares gjermane, Manuel Neuer. Portieri i Bayern Munich në këtë sezon ka luajtur vetëm katër ndeshje, për herë të fundit në mes të shtatorit. Dëmtimi është i njëjtë me atë të Neymar, por në këmbën e majtë dhe fakti që është përsëritur tre herë në harkun e një vit ka pasur nevojë për më shumë kohë për t’u riaftësuar. Nuk luan prej kohësh, por ka nisur të stërvitet dhe nuk humbet shpresën: “Do të luajë në Kupën e Botës”. Titullar apo jo, nuk i dihet.

Duke mbetur te kampionët e botës në fuqi, dy futbollistë të tjerë të Gjermanisë janë në dyshim për praninë në Kupën e Botës: Emre Can dhe Jerome Boateng. Mesfushori i Liverpool ka pasur një problem në shpinë, që e detyron prej një muaj të shohë nga televizori arritjet e shokëve të ekipit në Champions League. Futbollisti me origjinë turke shpreson ende te mrekullia, ndërsa mbrojtësi i Bayern Munich pësoi një dëmtimi muskulor në ndeshjen kundër Real Madrid. Sipas shtypit gjerman, “stop” do të zgjasë 4 apo 6 javë.

Argjentina po mban frymën për Lucas Biglia dhe Sergio Aguero. Mesfushori i Milan u dëmtua në shpinë në ndeshjen ndaj Benevento dhe mjekët i kanë dhënë 30 ditë kohë për t’u riaftësuar. Trajneri Sampaoli do të mendohet dy apo tri herë përpara se ta grumbullojë, por rëndësia e tij për skemat e “çelestëve” i jep shanse.

Mjeku i Argjentinës është më pak optimist për “El Kun”, që iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të pastruar gjurin e majtë. “Futbollisti ka bërë një operacion, sado i lehtë qoftë, 60 ditë para Kupës së Botës dhe kjo më shqetëson. Riaftësimi i tij kërkon vetëm pesë javë, por nuk bëhet për dëmtime të vjetra, riaftësimi mund të vonojë,” – tha doktori për “Radio 10”.

Belgjika po monitoron situatën e Michy Batshuayi. Sulmuesi i Borussia Dortmund është dëmtuar në kavilje ndaj Schalke 04, duke nisur një riaftësim sa më të shpejtë. Njëlloj si puna që po bën Filipe Luis për t’u përgjigjur ftesës së Brazilit.

Nëse shumë janë në dyshim dhe po punojnë me intensitet për t’u riaftësuar në kohë, ka nga ata si Koscielny që e mësoi sot se Kupën e Botës do ta shohë nga televizori ose si turist në Rusi.

Edhe vendasit do të kenë një mungesë të rëndësishme pasi Alexandr Kokorin, që u dëmtua në 1/8-t e finaleve të Europa League. Ndrydhje e gjurit të djathtë, operacion delikat në Romë dhe sulmuesi i Zenit do të mungojë në Kupën e Botës 2018.

I njëjtin diskutim vjet për Oxlade-Chamberlain i Liverpool, që gjatë ndeshjes kundër Roma në gjysmëfinalet e Champions League, këputi ligatet e gjurit të djathtë. Nëntë muaj “stop”, mesfushori do të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2019.

Related posts

E RËNDË/ Barcelona shokohet nga DËMTIMI i “trurit” të ekipit, pritet të mungojë gjatë

Isa.Autor

LIVERPOOL I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist “MAGJIK” nga Shaqiri, Ylli Salah ndëshkon West Ham (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHIMI TEK MILANI/ Suedezi Ibrahimovic i përgjigjet thashethemeve

Isa.Autor

Leave a Comment