Futboll Sport

Goditi gjyqtarin, Disiplina “nxjerr në pension” lojtarin e Shkumbinit

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar rëndë mesfushorin e Shkumbinit Albano Isaj, duke e përjashtuar nga aktivitetet për tre vjet, pasi goditi me grusht gjyqtarin Klajdi Kola, pas takimit të playout-it të Kategorisë së Parë, Shkumbini – Veleçiku, e përfunduar me fitoren e miqve 0-1. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes që sanksionoi rënien e peqinasve në kategorinë e dytë, Isaj goditi gjyqtarin Klajdi Kola me grusht.

Pesë ditë pas gjestit të shëmtuar në fushën e lojës, 27-vjeçari ka marrë edhe dënimin nga Komisioni i Disiplinës, që praktikisht i jep fund karrierës së tij, duke qenë se do të duhet të rikthehet pas tre vitesh, kur t’I ketë kaluar të 30-at. Nuk dihet ende nëse Shkumbini do ta apelojë vendimin. Peqinasit do të duhet të bëjnë sezonin e ardhshëm për 12 ndeshje pa zyrtarin e klubit Arianit Ballhysa, i cili gjithashtu është pezulluar nga aktiviteti për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Partizani është dënuar me 200 000 lekë gjobë për koret ofenduese në ndeshjen kundër Flamurtarit, ndërsa Kamza do të luajë katër takime pa tifozë për hedhjen e sendeve në fushë në ndeshjen kundër Laçit.

Më poshtë vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 24.05.2018

1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese në ndeshjen kundër F.C “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

1.KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje të sendeve në fushë duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes kundër KF “Laçi”, në bazë të nenit 66/3.a) të KDS,dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2.Lojtari i KF “Shkumbini”, Albano Isaj, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.b) të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

3.Zyrtari i KF “Shkumbini”,Arianit Ballhysa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.KF “Butrinti“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me FC “Termi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

5.KF “Dinamo“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Luftëtari” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

6.Lojtari i KF “Tomorri” U-17,Denaldo Llupi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Tomorri” U-17,Aldrin Cifliku, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Zyrtari i KF “Besa” U-17, Aurel Myftiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 48/2.a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Klarina Goro, për goditje ndaj lojtares kundërshtare dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Kesjana Goro, për goditje ndaj lojtares kundërshtare, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtarja e KF “Juban Danja” femra, Enxhi Selimi, për goditje ndaj lojtares kundërshtare, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.KF “Shkëndija Tiranë“ , për mos paraqitje në ndeshje me FC “Term”, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

Related posts

Ka një teori që thotë se Anglia do të fitojë Kupën e Botës për shkak të Pep Guardiola-s

Sadik.Autor

Pas 8 vitesh, 9 huazimesh dhe 0 paraqitjesh, më në fund largohet nga Chelsea

Sadik.Autor

E RËNDË NË IRLANDË/ Sinjal për Conor MecGregor? Sulmohet klubi i tij miliona dollarësh

Delo.autor

Leave a Comment