Futboll Premier League Sport

Ylli gjerman refuzon Serie A, dëshiron transferimin në Premier League

Sipas asaj që raporton revista gjermane, Kicker, portieri i Bayer Leverkusen dhe i kombëtares gjermane, Bernd Leno ka refuzuar ofertën për t’u bashkuar me Napoli-n gjatë sezonit të ardhshëm, sepse është në pritje të një transferimi tek Arsenal. 26-vjeçari e ka filluar karrierën me ekipin e Leverkusen në vitin 2011, kur ishte vetëm 19-vjeç, dhe që prej asaj kohe e ka treguar veten të jetë një nga portierët më të mirë në kontinent.

Sipas asaj që raporton Kicker, Leno mund të transferohet këtë verë për një shifër shumë qesharake, dhe kjo vjen për faktin se në kontratën e tij aktuale me klubin e Bundesligës, klauzola e lojtarit vërtitet  tek 25 milionë euro. Kicker ndër të tjera ka treguar se gjigandët e Serie A, Napoli ranë dakort të paguanin klauzolën, por portieri gjerman refuzoi të transferohej në Itali, sepse ai shpreson se mund të bashkohet me ekipin e Gunners.

Bëhet fjalë për një portier të klasit të lartë dhe me Petr Cech që është në fund të karrierës, të kesh në ekip sezonin e ardhshëm një lojtar me cilësitë e gjermanit do të ishte një domosdoshmëri absolute për trajnerin e sapoemëruar Unai Emery. Lojtari i Leverkusen ndër të tjera ka aftësi të shkëlqyera pritëse duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes. Bernd Leno do të ishte një transferim i shkëlqyeshëm për ekipin anglez, dhe nëse transferohet për shifrën për £ 21.9 milion, atëherë do të bëhej fjalë për një “grabitje” të vërtetë.

Related posts

“NUK DO TË KISHA SHKUAR KURRË TEK REAL MADRID”/ Suarez: Gol ndaj Barcelonës? Nuk do të festoj, por…

Delo.autor

“THUMBON” TRAJNERIN E ARSENAL/ Guardiola: Të shohim se kush është mësuesi dhe kush nxënësi…

Delo.autor

Partizani ndryshon mendje, paguan për t’i pasur tifozët ndaj Vllaznisë

Sadik.Autor

Leave a Comment