Futboll Seria A Sport

NUK KA TË SIGURTË FORMACIONIN TEK ROMA/ Strootman drejt klubit të madh francez

Olympique Marseille është e gatshme për të shpenzuar në mënyrë që ta transferojë Kevin Strootmanin nga Roma. Klubi francez është gati që t’i ofrojë 33 milionë euro për holandezin, dhe mediat italiane thonë se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Transferimi nuk do të jetë aspak i lehtë për shkak se Strootmani është shumë i lidhur me Romën dhe është i lumtur në kryeqytetin italian. Rudi Garcia mund të jetë shkaku i transferimit të tij në Marseille, pasi që këta të dy kanë punuar së bashku gjatë kohës sa Garcia drejtonte Romën.

Po ashtu edhe ardhja e mesfushorëve të rinj mund të ndikojë në largimin e tij për shkak të konkurrencës së madhe. Strootman është pjesë e Romës që nga viti 2013 kur u transferua nga PSV-ja, që nga atëherë holandezi i ka bërë 131 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola.

Related posts

DHA ASISTIN E GOLIT TË SIGURISË KUNDËR NAPOLIT/ Ja si vlerësohet mbrojtësi Gjimshiti për sfidën ndaj të “kaltërve”

Delo.autor

KASAMI bën KËRDINË duke shënuar 2 GOLA, LENJANI feston ditëlindjen në…

Isa.Autor

Interi dhe Roma po e planifikojnë një shkëmbim të bujshëm në janar

Delo.autor

Leave a Comment