Futboll Sport

Goleadorët e Superiores luajnë edhe te ekipet me buxhet të ulët…

“Këpuca e Artë” gjatë këtij edicioni ka qenë pikëpyetja më e madhe, pasi deri dy javë më parë në garë për të triumfuar ishin shumë futbollistë. Momentalisht, kur duhen edhe 90 minuta deri në fund, Ali Sowe i Skënderbeut është në avantazh të dukshëm ndaj Sindrit Gurit.

Megjithatë, ky edicion dhuron një fenomen të ri në futbollin shqiptar, pasi në 5 më të mirët për “Këpucën e Artë” janë 3 futbollistë që përfaqësojnë 3 skuadra të vogla. Sigurisht që nuk mund të quhet ekip i vogël Luftëtari apo Laçi, duke parë që mund të luajnë në Europë edicionin e ardhshëm.

Për më tepër, gjirokastritët bënë një nga shitjet më të mëdha me Abazajn dhe janë në pritje të përfitimit për një transferim të Bregut, ndërkohë që te Laçi janë të shumtë emrat e piketuar nga menaxherë të huaj. Luftëtari, Laçi dhe Kamza mund të konsiderohen skuadra të vogla për buxhetin vjetor, duke qenë shumë larg skuadrave tradicionale për paratë e shpenzuara.

Reginaldo, Abazaj dhe Plaku kompletojnë 5 më të mirët e golashënuesve, një dukuri që ndodh për herë të parë në këto 6 sezonet e fundit të Superiores, ku në top 5 kanë qenë gjithmonë lojtarë të skuadrave më të mëdha.

Një krahasim mund të bëhet me edicionin e kaluar, ku fitues i “Këpucës së Artë” ishte Pero Pejic, i ndjekur nga Caleb Ekuban i Partizanit, Hamdi Salihi dhe Liridon Latifi të Skënderbeut, për të mbyllur 5 më të mirët Tomislav Busic i Flamurtarit. Emrat nuk kanë rëndësi këtë edicion, pasi Busic, Racic, Sukaj dhe të tjerë nuk kanë arritur të justifikojnë emrin e tyre.

Related posts

Merkato në MotoGP, Lorenzo pranë largimit nga Ducati

Sadik.Autor

TRAJNERI REJA NDRYSHON SËRISH SKEMËN/ Ja risia e madhe në formacion ndaj Moldavisë

Delo.autor

JUVENTUS-BAYER LEVERKUSEN/ “El Pipita” rigjen buzëqeshjen si në kohët e arta, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment