Futboll Sport

Shifrat dhe parashikimet/ Brazili kuotohet si ekipi i destinuar për të “pushtuar globin”…

Pak ekipe, nëse ka ndonjë, duken të përgatitur kaq mirë sa Brazili për Kupën e Botës 2018. Një skuadër e balancuar, me një përzierje të përvojës dhe të rinjve, duke përfshirë dy nga tre lojtarët më të shtrenjtë në botë. Shumica e “bookmakers” tani e kuotojnë “Selecao” si favorite të drejtpërdrejtë për të fituar Botërorin e kësaj vere në Rusi.

Në krye të grupit të kombëtareve nga Amerika e Jugut, Brazili dukej i padurueshëm gjatë fushatës së tij të kualifikimit. Skuadra e trajnerit Tite mori 41 pikë nga 18 ndeshje (fitoi 12, barazoi 5 dhe humbi 1 ndeshje), duke qenë 10 pikë larg sfiduesit më të afërt.

Ish-kampionët e botës jo vetëm që ishin jashtëzakonisht të efektshëm, por, gjithashtu, bënë një shfaqje të paharrueshme, duke shënuar 41 gola: lojtari i Manchester Cityt, Gabriel Jesus (7 gola), Neymar (6) dhe Paulinho (6), më kryesorët. Por, golat e shënuar u përhapën mjaft mirë edhe brenda skuadrës.

Viti 2002, në Japoni dhe Korenë e Jugut, ishte hera e fundit që Brazili shijonte lavdinë e Kupës së Botës, një fitore e pestë për vendin me historinë e shquar në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Që atëherë, ka qenë një rast i rënies së shkurtër në fazat e mëhershme, me dy herë në çerekfinale dhe një herë në vend të katërt, në edicionin e mëparshëm, katër vjet më parë.

Skuadra e Brazilit për Kupën e Botës 2018

Portierë Mbrojtës Mesfushorë Sulmues
Alisson Fagner Casemiro Neymar
Ederson Danilo Fernandinho Gabriel Jesus
Cassio Marcelo Paulinho Douglas Costa
Filipe Luis Renato Augusto Roberto Firmino
Marquinhos Fred Taison
Thiago Silva Philippe Coutinho
Pedro Geromel Willian
Miranda

Shanset e Brazilit në Kupën e Botës së Rusisë

Arritja Kuotimi
Për të fituar Kupën e Botës 4/1 (5.0)
Për të shkuar në finalen e Kupës së Botës 9/4 (3.25)
Për të fituar Grupin E 1/4 (1.25)
Për t’u kualifikuar nga Grupi E 1/33 (1.03)
Për të qenë ekipi më i lartë i Amerikës së Jugut 4/5 (1.80)

Related posts

Rusi 2018/ Manchester City ekipi më i përfaqësuar, “kërcënohet” nga Real Madrid

Sadik.Autor

LIVE/ Juventus-Ajax, Starton pjesa e dytë

Delo.autor

SHTYHEN VENDIMET/ Tirana qetësi pas “furtunës”, Presidenti Halili mediton ende rreth…

Delo.autor

Leave a Comment