Futboll Sport

Ndoj: Është një ëndërr të jem këtu, me kombëtaren kuqezi

Nga Zvicra, ku ka nisur grumbullimin kombëtarja kuqezi, aty ku do të luajë edhe dy miqësore, ndaj Kosovës dhe Ukrainës, ka dalë në konferencë shtypi edhe Emanuele Ndoj. Ashtu si Guri, edhe ai është një prurje e re nga trajneri Christian Panucci. Ndër të tjera, djaloshi i ri kuqezi ka nënvizuar:

“Ky sezon ka qenë i mirë për mua, pasi i kam luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit. Jam në gjendje të mirë fizike dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të jem akoma më lart. E ardhmja ime? Për merkaton nuk di ende asgjë, kam edhe dy vite kontratë me Breshian, më pas është klubi që do të vendosë.

Është një ëndërr të jem këtu me kombëtaren, do të jap maksimumin, sa herë të më thërrasë trajneri. Humbja e miqësores së fundit me Norvegjinë ndoshta ka ardhur edhe për shkak të minutave të pakta që kishin futbollistët në këmbë, por ne duhet të shohim përpara. Kemi zhvilluar shumë ndeshje me klubet tona dhe jemi mjaft të ngarkuar fizikisht”.

Related posts

ZYRTARE/ Gardiani shqiptar i jep fund aventurës në Ukrainë: Ishte privilegj për mua

Delo.autor

Anglia pret Panamanë, Southgate: Do të luajnë për të na dëmtuar fizikisht

Sadik.Autor

Galliani: Nuk e kisha imagjinuar kurrë Gattuso si trajner!

Sadik.Autor

Leave a Comment