Futboll Seria A Sport

”Hajmalia” dhe fjalimi motivues, si Milani mund Juventusin në finale!

Yonghong Li nuk jep vetëm para për Milanin, ai është edhe fatsjellës. Kundër Hellas Verona ai ishte në stadium dhe kuqezinjtë arritën të fitojnë dhe të shkojnë te goli katër. Sa herë që presidenti i kuqezinjve në stadium Milani nuk është mposhtur dhe shpresohet që e njëjta gjë të ndodhë edhe të mërkurën,në sfidën që konsiderohet ndeshja e sezonit, pasi do t’i jepte “Djallit” trofeun e Kupës së Italisë, ndërkohë që do sigurohej edhe pjesëmarrja në grupet e Europa League.

Presidenti i Milanit ka qenë të dielën në qendrën stërvitore “Carnago” me ekipin e parë dhe ka motivuar skuadrën para finales së Kupës me Juventusin. Ai pret maksimumin nga të gjithë, ndërkohë që nuk i ka shprehur emocionet që ndjen kur i takon futbollistët kuqezinj. Li ka shprehur besimin se të mërkurën mund t’ia dalin të triumfojnë dhe t’i gëzojnë kështu gjithë tifozët, që presin që Milani të kthehet sa më parë në ditët e tij të arta.

“Çdo herë që vij në Milano kam fatin t’iu takoj ju dhe zemra ime rreh më fort. Zakonisht jam i stresuar nga puna, por kur ju shoh ju jam shumë i lumtur. Tani do të kemi një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, finalen e së mërkurës. Unë pres që të gjithë të jepnin maksimumin, pasi mund të merrni rezultat pozitiv”, është shprehur para skuadrës Yonghong Li sikurse raporton “Corriere della Sera”.

Numri një i klubit duket se është i lidhur goxha me Milanin, pasi më pas ka ndjekur edhe ndeshjen e “Primavera”-ve kundër Fiorentinës në Vismara. Ai nuk humbi mundësinë të takonte edhe disa nga elementët e ekipit të të rinjve. Tashmë sytë janë të përballja me Juventusin ditën e mërkurë, teksa në “Olimpico të Romës prej orës 21:00 do të zhvillohet finalja e Kupës. Si zakonisht, nuk do të mungojnë në këtë takim edhe “Milan Club Allbania”, që organizohet shpesh nga Shqipëria dhe udhëton drejt Italisë për të mbështetur kuqezinjtë në ndeshje të rëndësishme.

Related posts

“TURISTI” PIONTEK/ Ja përse Milani shpenzoi 40 milionë euro (FOTO)

F.autor

Napoli merr Verdin, heq dorë nga Deulofeu

Q.Autor

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Debutimi i CR7 nuk do të mund të shihet në tv. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment