Futboll Sport

NUK KA KOMPROMIS/ Panuçi pezullon Strakoshën

Histori e çuditshme, nga ato që në kombëtare po ndodhin pak si shpesh kohët e fundit: Panorama-Sport raporton se Thomas Strakosha është pezulluar dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet e këtij muaji, kundër Turqisë e Andorrës!

Portieri kuqezi luajti këtë të diel me Lazion, kundër Parmas, me sfidën që përfundoi rreth orës 17.00, ndërsa më pas duhej të nisej direkt për në Tiranë.

Një vonesë bëri që Strakosha të mos e kapë dot avionin dhe për pasojë ka telefonuar trajnerin Christian Panucci, por ky i fundit i ka thënë të mos vijë fare në Shqipëri, nëse nuk paraqitet sipas planit.

Një ngjarje e rëndë, që nuk ndodh në kombëtare të tjera, por Panucci e justifikon me dëshirën për të vendosur disiplinë të hekurt në kombëtare.

Në vend të Strakoshës është grumbulluar Gentian Selmani, portieri i Laçit i cili edhe më parë ka qenë pjesë e kombëtares.

Related posts

KISHTE DALË KUNDËR TRAJNERIT/ Mbrojtësi Paqarada lë anash inatet dhe i jep lamtumirën Shalland (FOTO)

Delo.autor

SHPENZIME TË ÇMENDUR/ Nga Guardiola te Klopp, njihuni me 10 trajnerët më të kushtueshëm

F.autor

SFIDA ELIMINATORE ISLANDË-SHQIPËRI/ Ja sa tifozë tifozë shqiptarë do të jenë në “Reykjavík”

Delo.autor

Leave a Comment