Futboll Sport

Halep: Në Madrid për fitore, dua të ndjek shembullin e Serena Williams

Nga Madridi, ku po merr pjesë në turneun Masters, që organizohet në kryeqytetin spanjoll, tenistja rumune Simona Halep deklaron se shpreson të ruajë kreun e renditjes botërore për femra edhe pse pranon se do të jetë e vështirë për rë, duke qenë se rivaliteti është i madh. “Jemi shumë teniste pranë njëra-tjetrës në renditje dhe çdo gabim apo fitore mund të të zbresë apo ngjitë në renditje. Ndaj duhet kujdes në çdo moment edhe pse për të qenë më e mira duhet të fitosh ndaj tenisteve më të mira”, u shpreh Simona Halep.

Duke folur për rivalet e saj, tenistja rumune u shpreh se synon të ndjekë shembullin e tenistes amerikane Serena Williams. “Është teniste e një niveli të lartë, e jashtëzakonshme. Të kesh mundësi të ndjekësh shembullin e saj do të ishte fantastike për mua dhe për këdo teniste tjetër. Është rikthyer në aktivitet dhe është një rivale më shumë për të gjithë, por edhe një shembull. Gjithsesi, shpresoj që të largohem nga Madridi me trofe dhe të ruaj kreun e renditjes botërore sa më gjatë”, tha tenistja rumune Simona Halep.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Lara Colturi kërkon zyrtarisht largimin nga Shqipëria për t’iu bashkuar Italisë, Komiteti Olimpik e lë në pritje

F.autor

RONALDO BËN MERKATO/ Portugezi vendos nëse Icardi duhet të transferohet te Juvja

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Ja kush do të jetë portieri i parë i Real Madrid për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment