Futboll La Liga Sport

Kupa e Botës/ Casillas i bën skanerin Spanjës para kompeticionit

Iker Casillas beson shumë se Spanja e tij do të shkëlqejë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi në verë.

“Spanja është një ndër ekipet favorite për të fituar në botërorin e radhës. Ka ekip dhe futbollistë për ta bërë. Ka ndonjë ndeshje që mund të jetë problematike por kombëtarja do të luftojë për botërorin. Do ta shikojmë në gjysmëfinale.”, u shpreh Casillas

Gardiani spanjoll foli edhe për faktin që ai nuk do të jetë i grumbulluar me “Furinë e kuqe” për kompeticionin më të rëndësishëm të planetit.

“Do të jetoj një aventurë ndryshe, duke qenë se Lopetegui-t nuk i leverdisi që të më thërriste. Do ta marr lehtë. Do të jetë një eksperiencë ndryshe në jetë. Unë nuk jam larguar nga kombëtarja. E kuptoj që Lopetegui shikon për futbollistë të tjerë. Vazhdoj të ëndërroj që të kthehem. Deri atëherë, unë nuk jam tërhequr nga kombëtarja spanjolle”.

Në fund, Casillas foli edhe për Real Madridin. “Reali nuk më mungon. Janë etapa të jetës që duhet ti lë të ikin. Kam luajtur ndeshje të mëdha, kam fituar titull, kam qenë pjesë e kombëtares. Gjithnjë do t’i jem mirënjohës Real Madridit. Unë vazhdoj të jem madrilen dhe të mbështes skuadrën”, përfundoi Casillas.

Related posts

ZYRTARE/ Pirlo do goditje “big”, Juventus sjell dy adoleshentë. Ja emrat…

Delo.autor

Armando CUNGU flet për herë të parë pas rikthimit tek KUKËSI: “Një dashni e vjetër për mua”

Isa.Autor

“DUHET TË LARGOHET ME…”/ Terry dënon veprimin e portierit të Chelseat

Delo.autor

Leave a Comment