Futboll Premier League Sport

Harry Kane prenoton shiritin: Krenar nëse bëhem kapiten i Anglisë

Harry Kane thotë se do të ishte “jashtëzakonisht krenar” për të qenë kapiten i Anglisë në Kupën e Botës, nëse zgjidhet për ta bërë këtë rol nga trajneri Gareth Southgate. Ky i fundit ka refuzuar të emërojë një kapiten të përhershëm, që nga emërimi i tij në vitin 2016, me Wayne Rooney, Jordan Henderson, Gary Cahill, Joe Hart, Eric Dier dhe Kane, që kanë provuar ta mbajnë shiritin.

Sulmuesi i Tottenhamit mund të shihet si kapiten i mundshëm i përhershëm, nëse Southgate zgjedh të emërojë një nga lojtarët e tij me kohë të plotë pune. “Trajneri ka thënë se do ta marrë atë vendim në kohën e duhur, kështu që do të duhet të shohim, – tha ai për “FourFourTwo”.

– Unë do të bëj punën time, pa u ndikuar nëse e marr shiritin apo jo. Sigurisht, do të isha jashtëzakonisht krenar për t’u bërë kapiten i Anglisë. Ne kemi një ekip të madh sulmues. Shpresojmë se mund të shënojmë shumë gola dhe unë do t’i realizoj disa vetë. Fokusi është në ekip, por si sulmues, gjithmonë do ta kem syrin në fitimin e Këpucës së Artë”.

Anglia do të përballet me Tunizinë, Panamanë dhe Belgjikën në Grupin G, në Kupën e Botës 2018.

Related posts

Historia thotë se Anglia mund të fitojë Kupën e Botës

Sadik.Autor

“BOMBA” E FLAMURTARIT/ Ekipi vlonjat pranë nënshkrimit me ish bomberin e Partizanit

Isa.Autor

“Makinaciones”/ Njihuni me mesazhin enigmatik i ish-portierit për Leo MESSIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment