Futboll La Liga Sport

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Barcelona “rikrijon veten”, shënjestrojnë “tripletën”

Eliminimi i Real Madridit nga Ajax, një raund para çerekfinaleve të këtij kompeticioni, ka mbushur faqet e mediave europiane e më tej. Shumica prej tyre nxitojnë të shpallin “fundin e një epoke” në kryeqytetin spanjoll. Natyrisht, katalanasit kanë “fërkuar duart”, janë gëzuar dhe nuk kanë nguruar të “rikrijojnë veten”…

“Tripletë”…, që nënkupton suksesin e trefishtë të mundshëm të Barcelonës në këtë sezon, është titulli ironik i “L’Esportiu”. Kjo media i përcakton shtatë ditët e fundit si ndoshta java më e keqe në historinë e Real Madridit. Në këtë konkluzion kihen parasysh dy humbjet radhazi me Barçën në “Santiago Bernabeu” (0-3 dhe 0-1), dhe disfata kundër Ajax (1-4).

Në këtë javë, të bardhët e panë veten të eliminuar nga dy gara sezonale, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve. Në fakt, edhe titulli në La Liga duhet konsideruar “mollë e ndaluar” këtë edicion, sepse skuadra e Solarit është për momentin 12 pikë prapa Barcelonës. Kjo e fundit nis të ëndërrojë me të drejtë “tripletën”, sepse rivali më i ashpër historik, sidomos në Champions, ka shkuar në shtëpi…

Katalanasja tjetër, “Sport”, njofton “fundin e një epoke”, shkruan se “Ajax i Frenkie de Jong e shtypi ekipin e Solarit” dhe se ky ishte një “eliminim i turpshëm”.  “Mundo Deportivo” ka titull të madh: Asgjë në të gjitha! Ajo nënvizon se Real Madridi “aksidentohet” para një Ajax-i të madh dhe se “tërmeti ka pasoja të paparashikueshme…”

Related posts

“LUFTË TOTALE”/ Tani PSG fshin Mbappe edhe nga faqja zyrtare, palët kërcënojnë me gjyq

F.autor

Neymar shuan çdo thashethem, i bashkohet PSG: Jam shumë i lumtur këtu (VIDEO)

Isa.Autor

HUMBJA E RIVALËVE/ Formacionet: MILANI ka mundësinë të shkëpuetet në renditje (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment