Champions League Futboll Sport

Historia mund të përsëritet, zbulohet përse Liverpool beson te fitimi i Champions (VIDEO)

Liverpool ka bërë një sezon të madh dhe është me një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve, ashtu si Real Madridi, por “Galaktikët” nuk e kanë aq të lehtë kundër Bayern Munchen, ndonëse kanë fituar 2-1 në Mynih. Në vitet e fundit në gjysmëfinale të këtij kompeticioni nuk kemi parë katër ekipe nga katër shtete të ndryshme. Liverpool-i duket më afër trofeut jo vetëm se ka fituar 5-2 ndeshjen e parë kundër Romës në “Anfield”, por edhe historia duket sikur është me të kuqtë.

Sipas të gjitha gjasave në finalen e Champions League pritet të përballen Liverpool dhe Real Madrid. Herën e fundit që këto dy ekipe janë përballur në një finale ka qenë në sezonin e largët 1980/1981 dhe pikërisht ishin anglezët atë që ngritën në qiell trofeun. Në atë edicion Real Madridi mposhti Interin me rezultatin 2-1, ndërsa Liverpool kaloi Bayern Munchen me golin e shënuar në fushën kundërshtare (0-0, 1-1). Duket sikur historia do të përsëritet sërish.

Finalja e Ligës së Kampionëve u zhvillua më 27 maj 1981 në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, Francë. Liverpool u shfaq në finalen e tyre të tretë, pas dy paraqitjeve në 1977 dhe 1978, ndërsa Real Madrid në finalen e tyre të nëntë, ata kishin fituar më parë gjashtë herë këtë kompeticion, ndërsa kishin humbur dy herë.

Në stadium “Parc des Princes” ishin të pranishëm 48,360 tifozë, teksa pjesa e parë u mbyll pa gola. Liverpool kaloi në avantazh në pjesën e dytë, kur shënoi Alan Kennedy. Ata menaxhuan rezultatin për të fituar ndeshjen 1-0, duke siguruar Kupën e tretë të Liverpool-it dhe të pestën radhazi nga një ekip anglez. Trajneri i Liverpool-it, Bob Paisley u bë tekniku i parë që e fitoi tri herë këtë kompeticion. Në këtë moment “Los Blancos” vijnë me petkun e kampionit në fuqi të Champions, ndërsa bëjnë ligjin në këtë veprimtari me 12 trofe, 7 më shumë se Liverpool-i i Klopp, që për herë të fundit e ka fituar në vitin 2005 kundër Milanit.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: PSG nuk përmbahet, shënon edhe Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

Q.Autor

Ançelotti “peshkon” në Gjermani/ Nis tratativat për të sjellë në ekip lojtarin e Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment