Futboll Seria A Sport

Milan ka lojtarët më të rinj në Serie A

Në origjinë ishte plani i Berlusconi: “Shes Milan, ose e bëj një klub të ri, bazuar te talentet, italian dhe me futbollistë të rinj në moshë.”

Duket se pronarët e rinj të Milan e kanë imituar. Kështu në fundjavën e kaluar kundër Bologna, Milan ka qenë skuadra më e re e Serie A dhe gjithsesi arriti një fitore që mungonte prej më shumë se një muaji.

Me përjashtim të dy qendërmbrojtësve dhe Bonaventura, të gjithë titullarët e tjerë janë të brezit ’90. Nga Donnarumma, i lindur në vitin 1999, te Rodriguez i lindur në vitin 1992.

Skuadra e Milan që luajti në Bolonjë e kishte mesataren e moshën 24 vjeç e 137 ditë, një mesatare që do të ulej ndjeshëm nëse i dëmtuari Romagnoli do të aktivizohej në vend të Zapata, por ka nga tjetër duhet pranuar se i riu Locatelli luajti në vend të veteranit Biglia, edhe ai i dëmtuar. Manuel bëri një paraqitje shumë të mirë dhe në 90 topa të prekur dhe 70 pasime të sakta, gjithashtu theu shtatë aksione të kundërshtarëve.

Formacioni i Gattuso ishte më i riu në javën e fundit dhe ngjitet në podiumin sezonal bashkë me Udinese dhe Fiorentina.

Milan e nisi kampionatin me ndeshjen nga Crotone, ku faktikisht u regjistrua edhe mesatarja më e ulët e moshës në historinë e këtij ekipi: 23 vjeç e 159 ditë.

Donnarumma është bërë futbollisti më i ri në moshë që arrin shifrën e 100 ndeshjeve në Serie A, ndërsa Calabria dhe Kessie, që të dy të lindur në vitin 1996, kanë luajtur më shumë se 50 ndeshje me Milan.

Mes futbollistëve U-25 përmendet edhe treshja e sulmit Suso-Cutrone-Calhanoglu.

Kështu sa më shumë kalon koha, aq më shumë rinohet Milan. Në sezonin 2014-2015 mesatarja e moshës së formacioni, duke llogaritur të gjitha ndeshjet ishte 28 vjeç e 203 ditë, ndërsa në këtë sezon mesatarja është 22 vjeç e 202 ditë. Tre vjet më pak, si për të zbuluar se plani i Berlusconit është vlerësuar maksimalisht dhe më pas kopjuar nga kinezët. Në Europë, Milan është skuadra e pestë më e re.

Në vendin e parë është Lille, që në ndeshjen e fituar ndaj Metz mesatarja e moshës ishte 23 vjeç e 13 ditë. Në javën e fundit, ekipet e tjera që ishin më të reja se kuqezinjtë në Europë, flasim gjithmonë për pesë kampionatet kryesore, ishin Bayern, RB Leipzig dhe Arsenal.

Jo më kot, Gattuso, në çdo konferencë përsërit: “Nuk kam nevojë për përforcime sepse kam ekipin e duhur që mund të përmirësohet ndeshje pas ndeshje.”

Related posts

SKUADRA LEGJENDARE/ Fitoi “Këngën Magjike, por me kë është tifoz Flori MUMAJESI (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Belgjikë-Portugali. Rezultati 1-0

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Nëse akuza për PËRDHUNIM e CR7 provohet, dëmi ekonomik te ai do jetë…

Isa.Autor

Leave a Comment