Futboll Sport

Huliganët ukrainas dhe rusë në gjueti për tifozë anglezë në Botëror

Huliganët e dhunshëm ukrainas që sulmuan tifozët e Liverpool në Kiev kanë paralajmëruar përsëri tifozët anglezë që kanë ndërmend të ndjekin Kupën e Botës. “Kompania e Trazirave”, një grup famëkeq huliganësh, thotë se tifozët që do të vizitojnë Rusinë muajin e ardhshëm do të shohin ferrin me sy.

Pjesëtarët e grupimit morën përsipër sulmin ndaj tifozëve të Liverpool të premten para finales së Champions League në Kiev. Ata janë tifozë të skuadrës CSKA Kiev, e cila në fakt nuk ekziston më që prej vitit 2009 pasi u shkri për probleme financiare. Megjithatë, tifozët e saj kanë mbajtur lidhje me CSKA-në e Moskës dhe mbeten aktivë duke shkaktuar probleme kudo ku udhëtojnë në Europë.

Tifozët janë paralajmëruar më parë edhe për rrezikun e “Klubit të Djemve të Bardhë”, të një grupim neonazist në Ukrainë që mbështet Dinamon e Kievit duke veshur kapuçë të bardhë si pjesëtarët e Ku Klux Klan gjatë ndeshjes.

Por huliganët e “Kompanisë së Trazirave” kanë krijuar lidhje të forta me grupime të tjerë në Rusi. Shumica e tyre flasin rusisht dhe me shumë gjasa do të jenë sërish në “gjueti” të tifozëve anglezë gjatë muajit të Botërorit. Tri ndeshjet e grupit që do të zhvillojë Anglia janë në qytetet Nizhny Novgorod, Kaliningrad dhe Volgograd, të trjea 15 orë larg me makinë nga kufiri ukrainas.

Por pas shqetësimeve të ngritura nga mediet angleze, Ambsada Ruse në Londër ka reaguar duke thënë se tabloidët kanë shpërndarë lajme të rreme pasi meshkujt rusë mbi 18 vjeç nuk lejohen të futen fare në Ukrainë, por pjesëmarrësit në incidentin e të premtes mund të kenë folur rusisht sepse ajo është gjuha më e përhapur në Kiev.

Related posts

ISH SULMUESI ZIKALTËR OPTIMIST/ INTERI e ka për DETYRË të jetë ANTI-JUVE

Isa.Autor

PAS SKUALIFIKIMIT NGA CONFERENCE LEAGUE/ Daja: Sakrifikuam, të gjithë dhanë maksimumin. Tani shpresoj të…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ka impresionuar me paraqitjet e tij, ja lojtari i parë që Milani do të blejë përfundimisht…

Delo.autor

Leave a Comment