Futboll Seria A Sport

Lazio interesohet për Holger Badstuber

Lazio kërkon të blejë shërbimet e ish-lojtarit të përfaqësueses gjermane Holger Badstuber, këtë e bënë të ditur Gazzetta dello Sport.

Sipas raporteve të prestigjiozes italiane, 29-vjeçari i cili sezonin e kaluar ka luajtur te VfL Stuttgart.

Thuhet se klubi i Romës , i cili u mund nga Inter në ndeshjen e fundit të kampionatit duke humbur kështu një vend në Champions League, ka gjetur marrëveshjen me Badstuber megjithëse kanë mbetur edhe disa detaje për t’u diskutuar.

Tashmë mbetet vetëm të gjehet akordi me klubin gjerman, që mund të ishte dakord të hiqte dorë nga lojtari pa fituar asnjë shumë parash, pasi do të hiqte dorë nga rroga e lartë që merr ai.

Edhe Besiktas dhe Fenerbahce janë interesuar për qendërmbrojtësin.

Related posts

INTER PRITET TË LANÇOJË LOGON E RE/ Ylli Icardi provokon tifozët “Zikaltër”. Shikoni se çfarë ka bërë argjentinasi… (FOTO)

Delo.autor

Dy gjermanë mund të zëvendësojnë Unai Emery tek Paris SG

Sadik.Autor

Suarez: Kemi avantazh të lehtë ndaj Valencias

Q.Autor

Leave a Comment