Futboll Sport

Humbi shkëlqimin në Hungari, Latifi në merkato

Një sezon më parë ishte një prej mesfushorëve të krahut më të mirë në vendin tonë, madje arriti të kishte edhe një ftesë nga Kombëtarja e Futbollit në ndeshjet zyrtare në kohën kur ajo drejtohet nga De Biasi. Por, që pas largimit në Hungari te skuadra e Pushkash Akademi, forma e tij erdhi në rënie. Fillimisht një dëmtim e la jashtë ekipit, por më pas nuk arriti të rikthehej asnjëherë ai futbollist që të gjithë e panë te Skënderbeu dhe në klubin e tij të ri kishin nisur të gjithë të pendoheshin për pagesën prej 900 mijë euro që shpenzuan për t’i blerë kartonin nga klubi korçar.

Por, si për të rënduar edhe më shumë pozitën e tij, një gabim që bëri në një ndeshje të rëndësishme. Kaq mjaftoi që trajneri Atila Pinte t’i hiqte përfundimisht “vizën” mesfushorit, duke deklaruar se në skuadrën e tij nuk ka më vend për të. Dhe statistikat e tregojnë qartë, pasi Latifi ka arritur të luajë vetëm tre ndeshje si titullar me skuadrën e tij dhe po kalon një moment të vështirë edhe në aspektin psikologjik.

Një gjë e tillë do të detyrojë futbollistin dhe menaxherin e tij që të jenë në merkato gjatë verës për të gjetur një tjetër klub në Europë edhe pse një gjë e tillë do të jetë mjaft e vështirë, në një kohë që futbollisti nuk ka pasur hapësira në ekipin e tij. Një rikthim në Superiore për ta rinisur edhe njëherë mund të jetë një opsion, por duhet parë se si do të shkojnë gjërat te skuadra e Skënderbeut. Nuk mohohet mundësia e aktivizimit në një tjetër klub në vendin tonë, ku do ta mirëprisnin. Por, gjithsesi dëshira e Latifit është të vazhdojë jashtë Shqipërisë dhe të ketë mundësi që të tregojë vlerat e tij për të rifituar edhe vendin në Kombëtaren që drejtohet nga Christian Panucci.

Related posts

REAL MADRID-ATHLETIC BILBAO/ Të dy ekipet do të masin forcat në përballjen e finales së Superkupës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ish-trajneri i Kombëtares tregon arsyen përse nuk kandidon në zgjedhjet e FSHF-së

Q.Autor

HISTORIA SHKRUHET NË TIRANË! Roma TRIUMFON në “AIR ALBANIA”

F.autor

Leave a Comment