Futboll Sport

Humbja ndaj Kamzës, Dalipi: Objektivi ynë ishin Kupat e Europës, Kamza e meritoi qëndrimin

Pas humbjes me Kamzën, trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi doli përpara mikrofonit të “SuperSport” ku theksoi se objektivi i skuadrës ishin Kupat e Europës, ndërsa nuk la pa folur dhe për rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë.

“Më vjen keq për Vllazninë, por tashmë në futboll ekipi më i fortë është ai që mbijeton. Na mbetet të shohim si do shkojnë gjërat, nëse do jemi në Kupat e Europës ose jo. Jam i kënaqur që nga momenti që jam emëruar trajner i Partizanit.

“Këtë sezon kishim shumë luhatje, objektivi ynë ishin Kupat e Europës, dhe do e shpëtojmë këtë sezon nëse e arrijmë. Unë kam shumë ide për Partizanin, uroj të rikonfirmohem. Tifozët u larguan nga stadiumi? Edhe unë doja ta mbyllja me fitore, edhe për tifozët. Por, Kamza tregoi grintë dhe meritoi të fitonte sot.”-tha Dalipi.

Related posts

ZGJATET LISTA E TË DËMTUARVE/ Ndizet alarmi tek Real Madrid, Zidane humb një tjetër yll. Ja emri…

Delo.autor

POLITIKË DHE FUTBOLL! Nga Le Pen tek Mbape e Sançez, gjysmëfinalja tjetër

F.autor

Interi, ndaj Lazios për të ‘shkelmuar’ krizën

Q.Autor

Leave a Comment