Futboll Sport

Ylli i Skënderbeut fiton “Këpucën e Artë” të Superiores

Ali Sowe pasi festoi titullin kampion me Skënderbeun, mësoi se do të jetë edhe fituesi i “Këpucës së Artë” për sezonin 2017-2018. Sulmuesi i huazuar nga Chievo ka bërë një sezon mbresëlënës me bardhekuqtë duke shënuar 21 gola në 33 ndeshje në Kategorinë Superiore. Rivali më i madh i afrikanit ishte ylli i Kukësit, Sindrit Guri që u ndal në kuotën e 20 golave. Sulmuesi shkodran që është thirrur edhe në Kombëtare nga trajneri Christian Panucci, kishte një mundësi të shkëlqyer për të fituar garën me Sowe, por nuk e shfrytëzoi. Sulmuesi i Skënderbeut, sot nuk ishte në fushë për shkak dëmtimi, ndërsa Guri luajti që nga minuta e parë në barazimin e Kukësit 2-2 ndaj Flamurtarit në “Zeqir Ymeri”.

Shkodrani shënoi golin e dytë, por vetëm kaq, pasi për të të fituar “Këpucën e Artë” kishte nevojë për një tripletë që nuk e arriti dot.  Ky ka qenë një sezoni i jashtëzakonshëm për Ali Sowe, që pas aventurës në Europa League me Skënderbeun dhe titullit kampion ka tërhequr interesin e disa klubeve të rëndësishme evropiane në merkato. Mësohet se Trabzonspori është gati të ofrojë 200 mijë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar në merkaton e verës. Mbetet të shihet, se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, pasi gjithçka do të varet nga Chievo, që kërkon të përfitojë më shumë.

Related posts

Panuçi: Kam fjetur shumë pak mbrëmë, nuk tërhiqem nga loja sulmuese

Sadik.Autor

ERZENI MPOSHT TEUTËN/ Mer kryesimin e kampionatit

Isa.Autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Klubi italian nis kontaktet me futbollistin e Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment