Futboll Sport

Hysaj “djeg” edhe mesfushorët me pasime, lë pas De Rosin dhe Biljan

E lseid Hysaj në ver sionin e një organi zatori. E thonë statistikat. Mbrojtësi i Napolit dhe i Kombëtares shqiptare është një nga lojtarët që pason më shumë në kampionatin italian dhe me performancat e tij gjatë këtij sezoni ka arritur që të lërë pas emra shumë të njohur dhe lojtarë të rëndë- sishëm që luajnë në skuadra të mëdha si Juventus, Lacio, Roma, Inter, Milan apo edhe shokët e skuadrës së Napolit.

 

Nga renditja e bërë nga “Sofascore” (aplikacion që merret me statistikat e futbollit), mbrojtësi shkodran është i 12- ti me 56 pasime të bëra për ndeshje, dy më pak sesa Matias Silvestre dhe apo Xhorxho Kielini që ndodhen përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë. I gjendur në këtë pozicion, Hysaj jo vetëm që lë pas lojtarët e repartit të tij si Bonuçi, Miranda dhe shumë të tjerë, por sfidon hapur edhe ata që janë organizatorët e lojës në skuadrat e tjera dhe kanë për detyrë të bëjnë pasime për të ndërtuar aksionet. Hysaj ka dhënë kontribut të çmuar në këtë sezon që ka zhvilluar Napoli me objektivin për të fituar titullin, ëndërr e cila u shua në javën që lamë pas.

STILI I NAPOLIT

Sigurisht që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka një renditje të mirë duke pasur parasysh edhe lojën që bën skuadra e Napolit dhe trajneri Mauricio Sarri. Në ADN-në e kësaj skuadre është pasimi dhe gjithmonë ata provojnë të dalin në këtë mënyrë drejt portave kundërshtare. Mjafton të shohësh renditjen për të kuptuar diçka të tillë. I pari në listën e lojtarëve që bën më shumë pasime për ndeshje është Zhorzhinjo, i dyti Kulibali, i treti Raul Albiol dhe i katërti Mario Rui. Të katër janë lojtarët e Napolit, ndërsa në vendin e pestë renditet Benatia.

PARA REGJISORËVE

Por rendimenti i Hysajt për pasimet duhet vlerësuar, mbi të gjitha, sepse ai renditet shumë përpara edhe lojtarëve organizatorë të rëndësishëm në Itali. 24-vjeçari është më lart sesa Bilja, Torreira, Badelj, Valero, Lukas Leiva, Daniele De Rosi, Matias Vesino, Marselo Brozoviç dhe Sergej Milinkoviç-Saviç. Diçka që të bën të kuptosh se përse shumë skuadra të mëdha në Europë kanë hedhur vështrimin nga Hysaj dhe po presin zhvillimet për të ardhmen e tij.

GJIMSHITI– Një tjetër surprizë në këtë listë është mbrojtësi tjetër shqiptar Berat Gjimshiti. I aktivizuar thuajse në të gjitha ndeshjet e fazës së dytë si titullar me Beneventon ka arritur të renditet në vendin e 41 me 43.5 pasime për ndeshje duke kaluar lojtarë si D’Ambrozio, Barzalji, Galjardini, por edhe Milinkoviç- Saviç.

Related posts

Akordohet penalltia më e çuditshme në historinë e futbollit!

Sadik.Autor

“NUK QENKA DHE AQ KEQ TË NGECËSH NË KENIA”/ Luiza Gega flet nga Afrika: Po bëj fazën përgatitore më të gjatë të jetës

Delo.autor

MUNGON MESSI/ Argjentina më në fund kthen vëmendjen nga ICARDI e DYBALA

Isa.Autor

Leave a Comment