Futboll La Liga Sport

E FUNDIT: Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës me COVID-19

Xavi Hernandez është pozitiv me COVID-19. Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës e ka konfirmuar vetë diçka të tillë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale. Tekniku i Al Sadd-it ka treguar se është mirë me shëndet dhe po ndjek rregullat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore.

“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Xavi.

Ai nuk do të ketë mundësi të drejtojë ekipin në këto momante, pasi duhet të kurohet. Xavi rinovoi me Al Sadd-in, pavarësisht se tifozët e prisnin te Barcelona. Ish-kapiteni duket se nuk do të ketë shansin të drejtojë Messin!

Related posts

Arsenal dhe Real Madridi shkëmbejnë lojtarë

Q.Autor

ANGLIA JEP SINJALE POZITIVE/ Roxhers: Shumë të relaksuar me trajnerin e ri

F.autor

“E KUPTOJ SITUATËN E AGUERO-S”/ James Rodriguez: E njëjta gjë më ndodhi mua me Ancelotti-n

Delo.autor

Leave a Comment