Futboll Sport

Hysaj: Duam ta fitojmë takimin ndaj Kosovës, nuk e di të ardhmen time

Ditën e nesërme në orë 20:00 do të luhet “vëllazërorja” mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në intervistën e para ndeshjes Hysaj është dukur i motivuar për ta fituar këtë takim Ai thekson se duan të fitojnë. Gjithashtu mbrojtësi i djathtë kishte edhe një koment për zërat e merkatos.

“Për të gjitha ndeshjet është kështu. Ne duam ti fitojmë të gjitha. Do të shikojmë dhe gjëndjen tonë” theksoi Hysaj

Kur u pyet se nëse ai do të ndiqte Sarrin në Angli, anësori u përgjigj: ” Lajmi nuk ishte i mirë, sepse kam 6 vite me Sarrin. Ne e dimë të gjithë kush është Ançeloti. Kështu që do ti bëjë mirë klubit. Nuk di shumë rreth të ardhmës sime, por i kam lexuar të gjitha ato që fliten. Kam luajtur shumë ndeshje me Napolin dhe Empolin dhe madje mund të luaj edhe në të majtë të mbrojtjes.”, përfundoi ai.

Related posts

FORMULA 1/ Rivaliteti Mercedes-Red Bull, Hamilton tregon “përulësi”: Janë më të mirë

Delo.autor

(VIDEO) Manchester City bën “detyrat“ e shtëpisë, fiton bindshëm ndaj Newcastle-it

Q.Autor

Luftëtari bën përforcimin e radhës, vjen malazezi Balsa Radovic

Sadik.Autor

Leave a Comment