Futboll Seria A Sport

Icardi: Kualifikim i merituar , për të ardhmen do të flasë me klubin

Mauro Icardi ka thënë se kualifikimi i Interit në Ligën e Kampionëve ishte i merituar, teksa ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke shtuar se do të shohin se çfarë është më e mira për klubin.

Nerazzurrët fituan takimin e fundit të kampionatit ndaj Lazios me rezultat 2-3 dhe kështu siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, kualifikim i cili sipas Icardit ishte i merituar pasi skuadra ka treguar karakter.

“Lazio luajti mirë, por kemi treguar forcë dhe dëshirë për ta kthyer rezultatin. Ne e bëmë atë”, ka thënë fillimisht Icardi për Mediaset Premium pas ndeshjes.“Ky ishte qëllimi jonë. Arritja në fund. Ekipi ishte në gjendje të mirë, loja nuk po shkonte në rrugën e duhur, por ne treguam forcë për ta rikthyer atë në rrugë të mbarë”.

 

“Ia kushtoj këtë shokëve të mi, sepse ne të gjithë kemi besuar në objektivin tonë, nga lojtarët tek stafi e kit dhe gjithë punëtorët në klub”.“Ky është një shpërblim për të gjithë ne dhe punën tonë të madhe, sepse e merituam”.

 

“Ne do të flasim me klubin dhe do të bëjmë atë që është më e mira për Interin. Qëllimi ishte Liga e Kampionëve, atë e arritëm dhe do të shkojmë atje”.“Ne do të kemi më shumë opsione në tregun e transferimeve tani dhe klubi do të përpiqet të bëjë diçka”.“Vitin e kaluar, ata bënë gjithçka që mundën dhe përmirësuan skuadrën”, përfundoi kapiteni i Interit.

Related posts

Zyrtare/ Real Madridi e prezanton sonte trajnerin Julen Lopetegui

Sadik.Autor

DIEGO COSTA DHE GRIEZMANN DREJT LARGIMIT/ Atletico projekton treshen “vrasëse” të Serie A në sulm, ja emrat

Delo.autor

“ZIKALTËRIT” U TËRHOQËN NGA GARA PËR MESFUSHORIN/ Milan pranë transferimit me talentin italian…

Delo.autor

Leave a Comment