Futboll Ligue 1 Sport

Messi një përbindësh golash/ Fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar Këpucën e Artë për sezonin 2017/18. Ylli argjentinas e ka përfunduar edhe një sezon në mënyrën më të mirë.

Pasi fitoi dy trofe këtë sezon me Barcelonën, titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, Messi ka bërë arritje edhe në aspektin individual.Messi ka arritur të shënoj plot 34 gola këtë sezon në La Liga dhe ka fituar Pichichin dhe Këpucën e Artë.

34 golat e argjentinasit përkthehen në rezultatin Këpucës së Artë prej 68 pikëve në bazë të koeficientit të ligës.Kështu, Messi ka lënë mbrapa Mohamed Salahun me 32 gola, respektivisht 64 pikë dhe Harry Kane me 30 gola, respektivisht 60 pikë.

Konkurrent të fortë në garë ishin edhe dyshja nga Serie A, Mauro Icardi dhe Ciro Immobile me nga 29 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo mbylli sezonin me 26 sosh.Ndryshe, kjo ishte hera e pestë që Messi fiton Këpucën e Artë, ndërsa është sezoni i shtatë nga nëntë që argjentinasi arrin 30+ gola brenda sezonit.

Related posts

Man City dhe Man United insistojnë për Kroosin

Q.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Juventus gati goditjen e dyfishtë për shifrën qesharake…

Delo.autor

E BUJSHME/ Rodriguez kërkon të flas me Zidane për të ardhmen e tij në Madrid

F.autor

Leave a Comment