Futboll Seria A Sport

Ideja gjeniale e Milanit për sulmin vjen nga kampionati francez

Premium Sport ka dhënë një njoftim tingëllues kur jemi në prag të hapjes së merkatos së verës. Duke iu referuar të rejave më të fundit që vijnë nga Franca, faktikisht, Milani duket se është shumë i interesuar për Edinson Cavani-n, sulmuesin e Paris Saint Germain.

31-vjeçari Cavani ka luajtur në Serie A me Napoli-n dhe është njohës i mirë i futbollit italian: për momentin është vetëm një zë, por gjatë javëve të ardhshme gjithçka mund të bëhet konkrete, edhe për shkakun se klubi kuqezi është në kërkim të një sulmuesi të madh për sezonin e ri.

Të shohim nëse uruguaiani do të rikthehet sërish që të luajë në Serie A, por sigurisht që do të bënte shumë komod Gennaro Gattuso-n, duke parë dhe duke marrë parasysh problemet e këtij sezoni.

Edinson Cavani ka luajtur për katër sezone të Palermo, 2006/07 deri më 2009/10, ku më pas u transferua në Napoli për të luajtur tre sezone radhazi. Ndërkohë që prej sezonit 2013/14 është pjesë e PSG-së ku ka shënuar 116 gola në pesë sezone në Ligue 1. Në Itali ai regjistroi 112 gola në Serie A, ku kulmin e pati në sezonin e fundit te Napoli ku gjeti 29 herë rrjetën.

Related posts

NDESHJA ME SPANJËN/ Sylvinho beson: Kënaqësi e madhe nëse kualifikohemi, Shqipëria ime ka cilësi, ky grup jep shpresë

F.autor

KUPA E ITALISË/ Asist perfekt i Bennacer, “Pistoleta” Piatek zhbllokon sfidën ndaj Spal (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Vllaznia-Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment