Futboll Seria A Sport

“NUK JAM I GATSHËM TË LUAJ…”/ Legjenda Pele shtrohet në spital

Ikona e futbollit botëror, Pele është shtruar në spital në Sao Paolo duke shtuar frikën për gjendjen e tij shëndetësore.

Mediat në Brazil, nisën të aludonin për probleme serioze për legjendën e futbollit duke shkruar se ka humbur ndjenjat dhe gjëra të tjera por vet 80-vjeçari ka bërë një reagim duke informuar për situatën.

“Nuk kam pësuar gjendje të fikëti dhe jam në gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Unë erdha për kontrolle rutinore që nuk kisha mundur t’i kaloja më herët për shkak të pandemisë nga koronavirus. Bëjani të ditur atyre që nuk do të luaj të dielën tjetër!”, shkruajti me shaka Mbreti Pele.

Tre herë ish kampion i Botës me Brazilin, (1958, 1962, 1970), Pele ka patur edhe here të tjera probleme shëndetësore ku një vit më parë u operua për gur në veshka ndërsa në një rast tjetër kishte probleme jo serioze me zemrën./

Related posts

ME BIRRË NË DORË DUKE QESHUR/ Armand Duka takon kryeministrin Johnson në Londër (FOTO)

Delo.autor

E KRAHASUAN ME “PLESHTIN”/ Gerard Deulofeu: Rikthimi te Milani? Pse jo, i kam dyert e…

Delo.autor

“SKANON” PORTUGEZIN E JUVENTUSIT/ Fabio Capello: Ka një problem te krosimet…

Delo.autor

Leave a Comment