Futboll Seria A Sport

Igor Tudor nuk bind Udinese-n, ish-trajneri i Partizanit pranë shkarkimit

Sipas të gjitha gjasave Igor Tudor nuk do të jetë më trajner i Udinese-s.

Duke iu referuar mediave italiane, mes palëve ka pasur një krisje ditët e fundit dhe rrugët janë gati të ndahen.

Pasi siguroi mbijetesën në elitën e futbollit italian me skuadrën friulane, tekniku kroat duket se ka kërkuar më shumë kopetenca në klub, gjë që nuk është pëlqyer nga kryesia dhe si rrjedhojë mund të dërgoj në një shkarkim të tij ditët e ardhshme.

Tudor u zyrtarizua në krye të badhezijve më 24 prill dhe që nga ai moment ka shënuar dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Ai ishte trajner i tretë i në këtë sezon tek skuadra e Udinese pas Luigi Del Neri dhe Massimo Oddo.

Nëse gjithçka do të kurorëzohet me shkarkim, bashkë me Tudor do të largohet dhe ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, që në Friuli mban postin e zv. trajnerit të skuadrës.

Related posts

PO SHKËLQEN ME BRAZILIN NË COPPA AMERICA/ Klubet më të mëdha në “sulm” për Everton Soares, ja ku vendos

Delo.autor

VIDEO/ Reali i ‘llahtarshëm’, Ronaldo shënon golin e gjashtë

Q.Autor

“QAVA, SEPSE…”/ Theu zemrat e gjithë shqiptarëve me lotët e tij, njihuni me tifozin 7-vjeçar të kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment