Futboll Seria A Sport

Inter interesohet për sulmuesin e Fiorentinës

Trajneri i Inter-it Luciano Spalletti ka nxitur klubin të blejë Federico Chiesa-n e Fiorentina-s.

Kaltrit janë kualifikuar për në Champions League sezonin e ardhshëm, dhe që tani kanë blerë Lautaro Martinez, Stefan de Vrij dhe Kwadwo Asamoah për sezonin e ri.

Gazzetta dello Sport raporton se trajneri kërkon të paktën dy blerje të reja, megjithëse ato duhet të vijnë pas 30 qershorit, data që klubi duhet të raportojë financat te UEFA.

Spalletti e sheh si jetësore blerjen e një sulmuesi anësor dhe është i çmendur pas Cheisa-s, të cilin e sheh si e ardhmja e futbollit.

Tekniku gjithashtu do një lojtar të nivelit të lartë në mesfushë dhe i ka vënë syrin Moussa Dembele të Tottenham.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Është zyrare, pezullohet një tjetër kampionat prej epidemisë!

Delo.autor

DEKLARATË E ASHPËR NDAJ LAMPARD/ Mesfushori Jorginho: Nuk ishte gati për Chelsea-n, nuk kishte eksperiencë

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida mes Spanjës dhe Ishujt Faroe

Delo.autor

Leave a Comment