Futboll Seria A Sport

Inter konfirmon blerjen e mbrojtësit nga Lazio

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka pranuar se Stefan de Vrij ka nënshkruar për klubin, por është i sigurt se lojtari do ta mbarojë me profesionalizëm këtë sezon te Lazio.

“Kemi bërë një sezon të mirë, por duam ta bëjmë akoma më të mirë në dy ndeshjet e fundit,” shprehet drejtori për Mediaset Premium.

Ka pasur raporte dhe ankesa nga tifozët e Lazio-s se De Vrij do të luajë me Lazio-n në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Inter megjithëse do t’i bashkohet këtyre të fundit.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit sillen sikur De Vrij është një lajm ekskluziv. Të gjithë e dinë se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm.

“Gjithmonë e kemi respektuar atë, Lazio-n dhe lojtarët tanë. Ai do të vazhdojë të tregohet profesionalist ashtu siç jemi edhe ne apo Lazio.”

Inter gjithashtu duhet të zgjidhë situatat e huazimit të Rafinha dhe Cancelo.

“Jemi shumë të lumtur që kemi dy lojtarë si Rafinho dhe Cancelo. Do të bëjmë çmos që t’i mbajmë, por merkato hapet më 20 dhe ne do të mundohemi të përmirësojmë skuadrën, me apo pa ta.”

Related posts

E KRYER/ “Frymëmarrje” për Hysaj, Napoli gjen trajnerin e ri

Delo.autor

DEBUTOI SI TITULLAR NË SERIE A NDAJ INTER/ Ja statistikat dhe vlerësim fantastik për mbrojtësin Ismajli…

Delo.autor

ZYRTARE: Arsenali transferon “yllin” e Dortmundit, mbrojtësi ballkanas do të mbajë numrin 5

Isa.Autor

Leave a Comment